Mërgim Mavraj në median gjermane: Pritja nga Euro2016, nuk ishte dhe aq e bukur, duhet të ishte spontane

Publikuar tek: sport, më 10:27 11-07-2016 Mërgim Mavraj në median gjermane: Pritja nga Euro2016, nuk ishte dhe aq e bukur, duhet të ishte spontane

Mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj është rikthyer nga pushimet në Këln. Të dielën ai udhëtoi në Austri me ekipin e tij për të vazhduar stërvitjen. Në një intervistë për gazetën sportive gjermane Kicker.de, ai rrëfen eksperiencën si mbrojtësi shqiptar në Euro 2016.

“Kam ndjenja të përziera. Në njërën anë e kemi tejkaluar me pritjet, sidomos ajo e bashkëatdhetarëve për ne. Nga ana tjetër kemi pasur mundësi të merrnim dicka në tre ndeshje. Por arritëm të marrim pikë vetëm në një ndeshje. Megjithatë, kemi lënë një përshtypje të madhe për imazhin e Shqipërisë në Evropë. Edhe për tifozët tanë kjo ishte një gjë e madhe” thotë Mërgim Mavraj.

Mavraj ka folur edhe për muajin e Ramazanit gjatë Euro2016. “Kam mbajtur Ramazan në ditët off, por jo në ditët që kemi luajtur. Eshtë sigurisht e vështirë dhe ka efektet e veta. I vëmë re sot, por ka vetëm disa gjëra më të rëndësishme se futbolli” thotë Mavraj, një besimtar i devotshëm.

Sa për pritjen në Shqipëri ai ka komentin e tij. “Kombi ishte I gëzuar. Por pritja ishte e planifikuar. Dhe eventet e planifikuara nuk janë aq të mira sa ato spontane. Pra nuk ishte dhe aq e bukur. Por në përgjithësi, reagimet kanë qenë impresionuese” thotë ai për Kicker.de.

Mavraj thotë se në Euro2016 gjithë kombi u ribashkia. “Kjo kishte një rëndësi të madhe për ne, për shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria. Shumica jonë ka lindur jashtë vendit. Pastaj u bashkuam, edhe pse shtetet janë të ndara, dhe kjo ka pasur shumë rëndësi. Kjo na jep fuqi dhe krenari” tha Mavraj.

Sa për perspektivën e futbollit shqiptar e ka vështirë për ta thënë, aq më tepër që tani edhe Kosova ka ekipin e vet kombëtar.

Ndërkohë që tani që gjithçka që ka përfunduar, thotë se gjithë vemendja e tij do të përqëndrohet te Këln.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtypi i huaj rendit Shqipërinë në 5 fituesit e Euro 2016, mësoni arsyet!
Dëmtimi në gjurin e majtë, Ronaldo humbet një tjetër finale »
Article Logic
Execution time: 0.18162989616394
array(1) { ["section"]=> string(107) "mergim-mavraj-ne-median-gjermane-pritja-nga-euro2016-nuk-ishte-dhe-aq-e-bukur-duhet-te-ishte-spontane-46181" }