Mërgim Mavraj përlot tifozët: Nuk jemi kualifikuar ende? Ju fituam juve

Publikuar tek: sport, më 15:37 20-06-2016 Mërgim Mavraj përlot tifozët: Nuk jemi kualifikuar ende? Ju fituam juve

Futbollisti i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj ka emocionuar të gjithë tifozët kuqezi me këtë reagim ditën e sotme, pas fitores me Rumaninë. Mavraj thotë se “fituam shumë”.

“Dhamë shpirtin në tre ndeshje të paharrueshme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi Krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.
Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakoshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falenderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurtë që rrugëtimi nëpër kompeticionet Europiane sapo ka nisur...

Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!!!”, shkruan Mavraj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A e parandjente fitoren Gianni de Biasi? Do t’u habisë video që publikoi para ndeshjes
Gjest i rrallë i UEFA-s, ja çfarë bën për Kuqezinjtë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.016840934753418
array(1) { ["section"]=> string(75) "mergim-mavraj-perlot-tifozet-nuk-jemi-kualifikuar-ende-ju-fituam-juve-44087" }