Mërgim Mavraj: STOP përçarjes dhe terrorizimit të njerëzve tanë për hatër të tjetrit

Publikuar tek: sport, më 13:41 14-11-2016 Mërgim Mavraj: STOP përçarjes dhe terrorizimit të njerëzve tanë për hatër të tjetrit

Mërgim Mavraj ka reaguar sërish pas humbjes së thellë me Izraelin në ndeshjen e së shtunës. Mbrojtësi i kuqezinjve thotë se duhet t’i themi ‘STOP’ terrorizimit të tifozëve dhe të mos hedhim poshtë njerëzit tanë sepse "siguria" e tjetrit është në "rrezik".

Statusi i plotë i Mavraj:

Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?

Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!

Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se "siguria" e tjetrit është në "rrezik"!

A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij "boshlliku" që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.

Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta "gjejnë" të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në maratonën më të vështirë te Europës, pa gjumë dhe me temeraturë por shikoni ç’rezultat ka arritur gazetari shqiptar
Befason Usain Bolt, kampioni olimpik i futet seriozisht futbollit, do luajë me këtë ekip të famshëm »
Article Logic
Execution time: 0.02310585975647
array(1) { ["section"]=> string(89) "mergim-mavraj-stop-percarjes-dhe-terrorizimit-te-njerezve-tane-per-hater-te-tjetrit-59473" }