“Mërgimi më mirë të mërgojë”, gazetari bën një koment që duhet ta lexojë çdo shqiptar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:08 26-05-2016 “Mërgimi më mirë të mërgojë”, gazetari bën një koment që duhet ta lexojë çdo shqiptar

Mërgim Mavraj është një nga lojtarët më të dashur të kombëtares nga tifozët por kur ai refuzoi të veshë bluzën e kombëtares ku mbrapa reklamohej birra “Peja” duke argumentuar se si besimtar “haramit s’i bën reklamë”, një lumë komentesh kanë vërshuar kundrejt tij dhe një pjesë e tifozëve kanë qenë aq kritikë sa i kanë sugjeruar të “mërgojë”.

Një gjë e tillë ka indinjuar shume të tjerë, mes tyre edhe gazetarin Endri Xhafo i cili me të drejtë shkruan këtë koment që duhet ta lexojë çdo tifoz që po pret me padurim të shohë kombëtaren në ndeshjet e Euro 2016.

“Po lexoj lart e poshtë kritika për Mërgim Mavrajn, madje shprehje të tipit "ky Mërgimi më mirë të mërgojë", pse nuk pranoi të veshë një bluzë të kombëtares me emrin e birrës Peja në shpinë (si sponsor). Po unë mendoj se Mërgimi i jep kaq shumë shqiptarëve, sa më duket e tepërt t'i thuash shko mërgo! A nuk duhet ne t'ia respektojmë besimin, edhe pse mund të mos jemi dakord me të? Liria jonë përfundon aty ku fillon e tija dhe anasjelltas. Nuk shoh ndonjë gjëmë që refuzoi të vishte bluzën me birrën Peja, që, meqë ra llafi, është birrë shumë e mirë! Problem nuk janë njerëz si Mërgimi, - të cilët madje mund të shërbejnë edhe si shembuj arritjesh individuale për brezat e rinj, - problem janë ata që duan të përmbysin rendin e gjërave me dhunë, me gjoja xhihad! Mërgimi i shkretë ç'deshi të përmbysë? Asgjë! A deshi ai t'u imponohet edhe shokëve duke u thënë "ej, hiqini këto bluza se janë harram"? Jo! Ai tha vetëm "unë për vete nuk e dua"! Dhe, në këtë moment, ai është në të drejtën e tij! Le t'ia respektojmë, them unë.

PS. Ah, se mos harroj:
Kur u hoqën reklamat e cigareve nga F1, (Marlboro, Camel, etj.) ishte një gjëmë financiare për ekipet. Por ja që u hoqën. Kurse për reklamat e alkoolit (ku hyn edhe birra), në BE ka një detyrim për të shkruar: "Abuzimi me alkoolin është i dëmshëm për shëndetin, kujdes, konsumojeni me masë". E vëmë ne gjëkundi këtë shënim në reklamat tona? Jo, mesa kam parë”, shkruan Xhafo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.104660987854
array(1) { ["section"]=> string(88) "mergimi-me-mire-te-mergoje-gazetari-ben-nje-koment-qe-duhet-ta-lexoje-cdo-shqiptar-41536" }