Merkato e futbollit si stacion treni

Publikuar tek: analiza-komente, më 16:42 03-02-2016 Merkato e futbollit si stacion treni

Shqipëria ka ekip kombëtar futbolli, ka sport, ka federatë, ka edhe kampionat kombëtar. Nga ky i fundit vështirë të gjenden lojtarë që bëjnë për kombëtare, gjithsesi mbahet, dhe madje në të janë përfshirë bizneset kryesore në vend, sidomos ato me lidhje politike e mediatike. Zakonisht kampionati (i ynë) zhvillohet fundjavave dhe dikush në fund del edhe kampion. Vlen jo vetëm për CV por edhe për marketing! Në kuadër të globalizimit ekipet e qytetëve janë hapur drejt prurjeve nga jashtë, fillimisht nga rajoni e Afrika, tani kryesisht nga Amerika Jugore. Një kampionat ku piramida më e madhe solli Mario Kempes, është normale të kërkojë modele të njëjta! Dhe ky është lajm i mirë, sidomos për tifozët!

Por dy detaje bëjnë përshtypje në gjithë këtë histori: e para, nga verifikimi i një ekipi nëntorin e kaluar nga 11 lojtarë që hyjnë në fushë vetëm 4 ishin të deklaruar tek sigurimet shoqërore!. Së dyti, po lexoja sot mbi merkaton e dimrit, - duket si një masë njerëzish që lëvizin nëpër ekipe, 30% e tyre janë të huaj, vijnë, ikin, ndërrojnë mendje, etj, etj, por për publikun pak info mbetet mbi mekanizmin/historinë/format sesi ndodh një merkato më e madhe sesa fjala vjen, kampionati britanik apo gjerman i futbollit!

A ka insitucion që monitoron kontratat reale dhe formale, detyrimet, cilësitë, ndikimet në kampionat, etj, etj? A ka të dhëna që tregojnë se merkato të tilla kanë vlerë profesionale dhe sjellin cilësi e dobi edhe për kampionatin edhe për qytetin që përfaqësojnë? Kush mban përgjegjësi kur nje ekip shitet i tëri në merkato, dhe varësia nga bashkitë ka qenë produktive apo një mekanizëm politik e burokratik fitimi.

Une nuk gjeta as të dhena, as studime, as raporte, as verifikime dhe në dijeninë time, kampionati është në nivele me minimale sesa përpara e gjatë viteve 90, kur nuk kishte merkato por kishte lojtare, ekipe, stafe e publik që i ndjek! Uroj të jem gabim sepse përshtypja ime është, - ne po përfitojmë nga suksesi i djemve të kombëtares, shumica e të cilëve nuk janë janë produkt vendor dhe për më tepër, i kampionateve tona, ku zakonisht, fituesi i fundjavës ndodh që shpesh dihet pa filluar ende java!

Afrim Krasniqi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070979595184326
array(1) { ["section"]=> string(42) "merkato-e-futbollit-si-stacion-treni-31652" }