Merkato/ Flamurtari gati prezantimin e trajnerit, Laçi zyrtarizon blerjen e parë

Publikuar tek: sport, më 23:31 04-01-2016 Merkato/ Flamurtari gati prezantimin e trajnerit, Laçi zyrtarizon blerjen e parë

Flamurtari pritet të zyrtarizojë ditën e martë trajnerin e ri, që siç ka raportuar Sportal, do të jetë Zekerija Ramadani, i cili prej dy vitesh drejton me sukses ekipin e Shkupit në Maqedoni.

Ramadani, e ka nisur karrierën e tij si futbollist te Shkëndija e Tetovës në 1995, për të kaluar dy vite më pas tek FK Sloga Jugomagmat, FC Shkupi i sotëm, ku ai qëndroi aty për 7 vite duke numëruar 104 ndeshje me bardhekaltrit.


Laçi ka prezantuar ditën e sotme trajnerin Nica e trajnerin e portierëve Astrit Nallbani, ndërsa ka nisur nga puna për tu përgatitur për gjysmë e dytë të sezonit futbollistik.

Ndërkohë, krahas lëvizjeve në stafin teknik, kurbinasit kanë zyrtarizuar afrimin e parë në skuadër, e ai është sulmuesi Enco Malindi, që në pjesën e parë të sezonit ka qenë pjesë e Tërbunit.

Malindi ka dalë si lojtar nga Partizani për tu akativizuar më pas me Tiranën, Skënderbeun, Kamzën, Kukësin, Kastriotin e Elbasanin, për të kaluar tashmë te bardhezinjtë e Laçit.

27 vjeçari ka luatur edhe jashtë vendit, në Bullgari me Slavjen e Sofies, Spartak Varna e Akademik Sofia, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Lokarnos në kampionatin zviceran.


Partizani ka kryer seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit italian Andrea Agostineli, i cili nën urdhrat e tij ka patur shumicën e lojtarëve që e mbyllën pjesën e parë të sezonit.

Siç dihet, 3 janë lojtarët e zyrtarizuar si të larguar, mesfushori Nikoliç, e sulmuesit Morini e Plaku, ndërsa në të njëjtën rrugë janë edhe Endri Vrapi së bashku me Dorian Bylykbashin për të cilët mungon vetëm zyrtarizimi nga klubi i kuq për largimin e tyre.

Ndërkohë, në stërrvitje është parë edhe mesfushori Ylber Ramadani, që duket se ka arritur akordin me klubin e kuq, por akoma nuk është prezantuar, ndërsa pritet edhe Elshani.

Atanda, blerja e parë zyrtare e Partizanin ka dalë në stërvitje, e me grupin pritet të bashkohet edhe serbi Stefa Raçic që mungoi për shkak të një gjendjeje gripale njfton klubi i kuq.

Nën urdhrat e Agostinelit ka qenë edhe sulmuesi i ri Jurgen Vatnikaj, i cili ka qenë i huazuar në pjesën e parë të këtij sezoni te skuadra e Tërbunit e pritet të shihet se cilat do të jenë planet e klubit të kuq me sulmuesin e ri.


Slavko Lukiç nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Teutës, pasi lojtari ka marrë lejekalimin nga klubi durrsak bëjnë me dije burime tëSportal.

Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili u bë pjesë e Teutës në merkaton e verës, e mbyll me kaq aventurën me “djemtë e detit” ndërsa destinacioni i tij mendohet të jetë jashtë Shqipërisë.

Lukiç u aktivizua në 14 ndeshje me Teutën, teksa rendimenti i tij erdhi në rritje nga ndeshja në ndeshje duke u bërë pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit Magani.

Mbrojtësi ka arritur të shënojë edhe një gol me mjaft vlera në sfidën e fundit të fazës së dytë ndaj Partizanit, teksa shënoi pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi golin tripikësh që riktheu në vendin e tretë Teutën.

Pas largimit të Viktor Kukës, ky është largimi i dytë në kampin durrsak, ndërsa deri më tani nuk është lajmëruar asnjë përforcim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfehet futbollisti shqiptar: Zyrtari i FSHF-së më kërkoi lekët e biletës dhe kërcënoi me jetë
Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Real Madridit, ja fjalët e para të tij »
Article Logic
Execution time: 0.036931037902832
array(1) { ["section"]=> string(84) "merkato-flamurtari-gati-prezantimin-e-trajnerit-laci-zyrtarizon-blerjen-e-pare-29161" }