Merkato/ Sadiku dhe Hyka shokë skuadre te ekipi i Serisë A?!

Publikuar tek: sport, më 20:01 03-01-2017 Merkato/ Sadiku dhe Hyka shokë skuadre te ekipi i Serisë A?!

Armando Sadiku dhe Jahmir Hyka janë vendosur në listën e dëshirave të merkatos së Palermos.

Skuadra që militon në Serinë A të futbollit italian, siç raportojnë mediat lokale të Palermos tashmë kërkon me çdo kusht të shpëtojë nga rënia nga kategoria.

Me 99 gola që nga 2008-ta në karrierën e tij, Sadiku duket se ka bindur drejtuesit e klubit të Palermos për t’i dhënë një mundësi që të transferohet në Serinë A.

Nga ana tjetër, largimi i mundshëm i Hiljemark drejt Atalantës i hap rrugën e lirë Jahmir Hykës për të qenë pjesë e një prej kampionateve më elitarë në Europë, ndonëse jo me një ekip që është në momentin e tij më të mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky personazh i famshëm e feston Vitin e Ri ndryshe nga të tjerët, bashkë me familjen publikon FOTO nga pishina
Ergys Kaçe s’ka vend te PAOK, lihet jashtë skuadrës »
Article Logic
Execution time: 0.022167205810547
array(1) { ["section"]=> string(63) "merkato-sadiku-dhe-hyka-shoke-skuadre-te-ekipi-i-serise-a-64525" }