Merkato, Tottenham bën gati ofertën për yllin e PSG

Publikuar tek: sport, më 21:59 19-01-2018 Merkato, Tottenham bën gati ofertën për yllin e PSG

Tottenham ka shprehur interesimin për blerjen e Lucas Moura nga Paris Saint-Germain, për të cilin më herët kërkesë ka bërë edhe Manchester United.

Sulmuesi brazilian ka kërkuar largimin nga “Parc des Princes”, duke qenë se këtë sezon nuk po gjen dot hapsira te skuadra e drejtuar nga Unai Emery.

25-vjeçari kërkon një ekip ku të aktivizohet dhe të mbajë gjallë shpresën për të qenë pjesë e kombtares së Brazilit për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Drejtuesi i Tottenham, Daniel Levy, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me PSG dhe do të kërkojë huazimin e Moura, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kjo lëvizje e Moura në Londër, duket se është e koordinuar edhe me kërkesat e trjanerit të Totenham.

Mauricio Pochettino ka kërkuar një sulmues anësor për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit dhe vetë tekniku argjentinas ka përmendur emrin e Moura si njeriu i duhur. Kësaj kërkese të Tottenham i shtohet edhe fakti që Paris SG synon të rregullojë bilancin, si pasojë e “fair play financiar” dhe është i interesuar për shitjen e lojtarit.

I vetmi problem që paraqitet në këtë tratativë është se parizienët kërkojnë një shitje përfundimtare të brazilianit ndërsa anglezët duan të paguajnë në Qershor. Gjithsesi, besohet se palët janë afër një marrëveshje dhe shumë shpejt Lucas Moura-n mund ta shohim me fanellën e Tottenham.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbolli në ankth, Pele shtrohet me urgjencë në spital
Surpriza, Laçi merr talentin e kombëtares shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.016976118087769
array(1) { ["section"]=> string(57) "merkato-tottenham-ben-gati-oferten-per-yllin-e-psg-107216" }