Merkel më 8 korrik në Tiranë, vizita e dytë e një kancelari në 25 vite

Publikuar tek: politike, më 16:26 26-06-2015 Merkel më 8 korrik në Tiranë, vizita e dytë e një kancelari në 25 vite

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të zhvillojë më 8 korrik një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të turit të saj ballkanik. Më herët është raportuar se Merkel do të zhvillojë një tur në rajonin tonë, ku janë parashikuar vizita në Shqipëri, Serbi dhe Bsonje-Hercegovinë.

Mediat raportojnë se vizita e Merkelit në Tiranë pritet të fokusohet në rrafshin politik dhe atë ekonomik. Kancelarja gjermane pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, ku do të diskutohet për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në sfera të ndryshme. Ardhja e Angela Merkel në Tiranë, shënon vizitën e dytë të një kancelari gjerman në Shqipërisë në 25 vitet e fundit, pas asaj të vitit 1999, kur vendin tonë e vizitoi Gerhard Schroeder.

Kjo është hera e tretë në dy vite që kryeministri Edi Rama takohet me kancelaren Merkel, pas dy takimeve të organizuara në Berlin

Turi i Angela Merkel në Ballkan, konfirmon edhe njëherë tjetër intersimin e lartë të Gjermanisë për këtë rajon, sidomos pas konferencës të organizuar në Berlin gushtin e vitit të kaluar.

Ndonëse, Prishtina nuk është parashikuar në agjendën e Merkel-it, kancelarja gjermane do të presë në një takim zyrtar më 30 qershor në Berlin me homologun kosovar, Isa Mustafa.

Lexo edheMustafa takohet me Merkel në Berlin, pak ditë përpara turit të kancelares në Ballkan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Dyshohet se policia iu hapi shteg banditëve që vranë oficerin Basha, kronikë e një ngjarje të pralajmëruar
Jozefina Topalli sfidon Lul Bashën: Ne kemi humbur, harta është mavi »
Article Logic
Execution time: 0.01482105255127
array(1) { ["section"]=> string(75) "merkel-me-8-korrik-ne-tirane-vizita-e-dyte-e-nje-kancelari-ne-25-vite-14708" }