Merkel në Tiranë: Gjermania, jo azilantë nga Shqipëria por punëtorë. Sukses për njerëzit e vendin tuaj

Publikuar tek: politike, më 15:20 08-07-2015 Merkel në Tiranë: Gjermania, jo azilantë nga Shqipëria por punëtorë. Sukses për njerëzit e vendin tuaj

Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama se shqiptarët azilkërkues nuk do të kenë vend si azilantë në Gjermani por si forcë punëtore, pasi kjo është ajo për të cilën ka nevojë Gjermania dhe që mund ta ofrojë vendi ynë. Merkel vlerësoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve ndërsa përmendi edhe vizitën e Vuçiç në Tiranë për të cilën tha se ishte një arritje duke patur parasysh marrëdhëniet e tensionuara mes dy vendeve.

“Kjo hapësirë simbolizon rrugën e Shqipërisë nga vitet ’90 e deri tani. Kjo hapësirë është edhe rruga e Shqipërisë me dialog ku diskutohet në mënyrë kontroverse dhe Shqipëria është e hapur për diskutimin. Ne diskutuam për tema të ndryshme bilaterale. Ne do të kemi mundësi edhe më të mëdha në fushën ekonomike.

 Mendoj se Shqipëria është e rëndësishme për kushtet ligjore dhe ka nevojë të përmirësojë këto kushte ekonomike. Eshtë një aspekt i cili shënon një kontribut më të rëndësishëm në rrugën tuaj derisa të bëheni anëtarë të BE.  Kjo lidhet me reformat që duhet të bëjë Shqipëria me përvoja më të mira dhe të rëndësishme sidomos në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Kemi mundësi të shumta për të bashkuar në energjinë elektrike, telefonisë dhe mendoj se mund të anhazhohemi më tej .

Shqipëria ka burime për arsim profesional. Në momentin që forcat e caktuara nuk janë bërë të aftë se në cilat zona mund të bëjmë më përpara në formimin e infermierëve etj. Shqipëria nuk është një vend prej të cilit azilkërkuesit do të njihen si azilantë por Gjermania është një nga ato vende që ka nevojë për fuqi punëtore dhe Shqipëria mund ta ofrojë këtë. Në rajon, për mua është klënaqësi që me këtë forum për ballkanin perëndimor është bërë hap i mirë përpara. Ka progres folëm dhe për projekte konkrete, jemi duke pritur për gjera konkrete. Në momentin që vendosen këto lidhje vendet duhet të bëjnë para së bashku. Folëm për vizitën e Vuçiç e Maqedoninë. Vizita e Vuçiç që për vite të tëra kanë patur marrëdhënie të tënsionuara por që për fat të mirë kanë arritur të zbehen”, tha kancelarja Gjermane duke u ndalur te gjashtë marrëveshjet e nënshkruara.

"Folëm edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë, Kosovën  dhe hap pas hapi do të jemi nëse Ballkani “perëndimor dhe perspektiva e BE. Shqipëria po ecën përpara për statusin e vendit kandidat. Në momentin që diskutohet rreth procesit të anëtarësimit duhet që vendet e Ballkanit të kenë mundësi që të jenë në nivelin e vendeve të BE. Në këtë kontekst ju uroj sukses për vendin tuaj dhe njerëzit tuaj. Shqiëpria ka nevojë për persetiva të reja. Kemi zhvilluar gjithashtu edhe nënshkrimin e 6 marrëveshjvee ekonomike për situatën e energjisë elektrike apo edhe me fonde për të krijuar mbështetje, këto janë hapa të vogla dhe do të shohim sesi mund të përmirësohen pak nga pak kushtet e jetesës”, përmbylli fjalën e saj kancelarja gjermane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Merkelit: Shqipëria s’kërkon dhuratë apo reduktim të kërkesave për antarësim në BE
Tahiri e quan Merkelin “shembull ekzemplar” por harron ta falenderojë dhe ndryshon postimin »
Article Logic
Execution time: 0.026966094970703
array(1) { ["section"]=> string(105) "merkel-ne-tirane-gjermania-jo-azilante-nga-shqiperia-por-punetore-sukses-per-njerezit-e-vendin-tuaj-15624" }