Merkel në Turqi, refugjatët sirianë shpresë te kancelarja

Publikuar tek: bota, më 19:50 23-04-2016 Merkel në Turqi, refugjatët sirianë shpresë te kancelarja

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbërritën në qytetin juglindor turk Gaziantep.

Davutoglu, i cili arriti në pak më herët Gaziantep, priti Merkelin në aeroportin e këtij qyteti.

Ata sot së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Frans Timermans do të vizitojnë kampin e refugjatëve në Gaziantep, raporton AA.

Kampi është themeluar në vitin 2013 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 145 mijë metra katror, ​​kurse aty jetojnë 4.818 refugjatë sirianë. Nga themelimi i këtij kampi e deri në ditët e sotme aty kanë lindur 363 fëmijë. Nga ana tjetër, pothuajse dy mijë fëmijë me origjinë nga Siria ndjekin mësimet.

1461429374merke.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028167009353638
array(1) { ["section"]=> string(62) "merkel-ne-turqi-refugjatet-siriane-shprese-te-kancelarja-38487" }