Merkel-Nishanit: Jam e impresionuar nga përparimi i Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 18:44 08-07-2015 Merkel-Nishanit: Jam e impresionuar nga përparimi i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, të cilës i shprehu mirënjohjen dhe falënderimet në emër të qytetarëve shqiptarë për vëmendjen e mbështetjen që Kancelarja Merkel dhe Gjermania në tërësi po i japin vendit tonë.

Duke theksuar se sot është një ditë historike për marrëdhëniet mes dy vendeve, Kreu i Shtetit u shpreh se: “Kjo vizitë përbën një mesazh i rëndësishëm inkurajues për Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë, të cilët shohin tek Gjermania një vend simbol të punës, dinjitetit dhe prosperitetit”.

Nga ana e saj, Kancelarja gjermane u shpreh se: “Jam tejet e impresionuar nga përparimi i bërë nga Shqipëria pas viteve 1990-të, duke ditur dhe kuptuar vështirësitë historike nga jeni nisur dhe çka keni arritur deri më sot”.

Presidenti Nishani e garantoi Kancelaren Merkel se Shqipëria është e vendosur të vijojë me rrugën e reformave për konsolidimin e institucioneve demokratike që do të çojnë vendin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se: “Integrimi evropian mbetet alternativa e vetme për Shqipërinë dhe shqiptarët.”

Gjithashtu Presidenti siguroi se ndër 5 prioritetet e integrimit evropian, përparësi të veçantë merr reforma në drejtësi, duke e garantuar Kancelaren për angazhimin e tij maksimal në çuarjen e kësaj reforme përpara.

Kancelarja Merkel vuri në dukje se përkundër pretendimeve për një lodhje evropiane ndaj zgjerimit, ajo çfarë e shpejton procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vendeve të tjera janë reformat e thella e të suksesshme. Merkel veçoi reformën në drejtësi si çelësin e këtij suksesi, për të cilën Gjermania do të vazhdojë të japë ndihmën maksimale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majlinda Bregu: Merkel disiplinoi perspektivën tonë europianë. S’mjaftohemi dot me mikpritje brilante
Berisha komenton vizitën e Merkel: Mesazhet e kancelares ishin ato që shqetësojnë opozitën »
Article Logic
Execution time: 0.017436027526855
array(1) { ["section"]=> string(67) "merkel-nishanit-jam-e-impresionuar-nga-perparimi-i-shqiperise-15638" }