Merkel: Paradoksi i Shqipërisë, edhe status kandidat në BE dhe kërkon azil për përndjekje politike

Publikuar tek: politike, më 16:54 08-07-2015 Merkel: Paradoksi i Shqipërisë, edhe status kandidat në BE dhe kërkon azil për përndjekje politike Angela Merkel në forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel edhe njëherë në Forumin Ekonomik Shipëri-Gjermani u ndal te problemi i azilkërkuesve shqiptarë duke e parë këtë si një paradoks mes asaj që vendi ynë pretendon.

“Është konstatuar një paradoks.  Shqipëria ka marrë statusin kandidat por këtë e merr një vend që përmbush kushtet bazë të procesit por prej këtij vendi nuk mund të vijnë azilkërkues që akuzojnë shtetin për përndjekje politike. Rruga e azilkërkimit nuk është një rrugë që funksionon. Ajo që do të ekzistojë është thjesht dhe vetëm fuqia e punësimit", tha qartësisht Merkel në mesazhin e saj.

Ndërsa që në krye të fjalimit të saj kancelarja falenderoi  për mikpritjen duke u ndalur gjatë te bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve.

“Faleminderit për pritjen miqësore.  Ju më keni ftuar në Shqipëri dhe për mua është një kënaqësi

Është një kënaqësi të shikoj dhe shumë personalitete gjermane. Kjo tregon që Gjermania ka një interes të qëndrueshëm në marrëdhëniet tregtare 2018 milionë eurosh si pasojë e

Ne kemi marrëdhënie të mira, ind e automjeteve, tekstileve dhe mendoj se nuk ju them ndonjë gjë të re por përsëris që ekonomia Gjermane është e gatshme të investojë duke shfrytëzua epërsitë e Shqipërisë dhe duke besuar në mosndryshimin e kushteve

Punonjësit shqiptar janë të motivuar, të arsimuar mirë që ata të bëjnë përpara në jetën profesionale por ka edhe shqetësime.

Është konstatuar një paradoks.  Shqipëria ka marrë statusin kandidat por këtë e merr një vend që përmbush kushtet bazë të procesit por prej këtij vendi nuk mund të vijnë azilkërkues që akuzojnë shtetin për përndjekje politike. Rruga e azilkërkimit nuk është një rrugë që funksionon. Ajo që do të ekzistojë është thjesht dhe vetëm fuqia e punësimit .

Unë zoti kryeministër ju inkurajoj të vazhdoni të punoni . Kjo do të krijonte mundësinë e të rinjve për të qenë të suksesshëm. Ju mbështes në këtë rrugë.

Në Gjermani përshembull do mund të mbështesnim përshembull infermierët duke bërë të mundur pastaj dhe ekuivalimin e diplomave apo dhënies së lejes në mënyrë ligjore.

Ne në kuadër të bashkimit të Gjermanisë shumë gjëra i kemi patur ndoshta shumë më të lehta se sa ju, kemi patur konsulentë që kanë ndihmuar”.

Faleminderit edhe njëherë sekretarit të shtetit që mund të na mësojë më shuëm në efiçencën e energjisë, është një shembull i pakët por konkret.

Shpresojmë që do shikohemi sërish në kuadër të konferencës së Ballkanit Perëndimor në Vjenë”, përmbylli Merkel në fjalën e saj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batuta e Ramës në Konferencën Ekonomike: Shqiptarët gëzohen më shumë kur Gjermania fiton “Botërorin” se sa kur PS fiton zgjedhjet
Majlinda Bregu: Merkel disiplinoi perspektivën tonë europianë. S’mjaftohemi dot me mikpritje brilante »
Article Logic
Execution time: 0.020364046096802
array(1) { ["section"]=> string(102) "merkel-paradoksi-i-shqiperise-edhe-status-kandidat-ne-be-dhe-kerkon-azil-per-perndjekje-politike-15632" }