Merkel refuzon negociatat paraprake me Britaninë: Asnjë bisedë deri sa çdo gjë të jetë zyrtare

Publikuar tek: bota, më 16:34 27-06-2016 Merkel refuzon negociatat paraprake me Britaninë: Asnjë bisedë deri sa çdo gjë të jetë zyrtare

Kancelarja Angela Merkel ka theksuar se nuk do të ketë bisedime paraprake për “Brexit”, deri sa në Bruksel të mbërrijë kërkesa zyrtare e Londrës për largimin nga Bashkimi Europian.

Duke folur për mediat, përpara takimit me presidentin francez François Hollande dhe kryeministrin italian Matteo Renzi, Merkel u shpreh se mirëkupton Britaninë për kohën e nevojshme që i duhet për këtë proces, por shtoi se nuk duhet të zgjasë shumë.

“Nuk duhet të presim për një kohë të gjatë. E kuptoj se Britania e Madhe do të konsiderojë disa gjëra për një kohë të caktuar. Nuk mund të kemi negociata informale deri sa të marrim mesazhin nga Britania. 27 shtetet e BE-së duhet të punojnë së bashku për të ndaluar forcat centrifugale. Nuk mund të qëndrojmë në bllokim për përhershëm”, ka thënë ndër të tjera Merkel.

Berlini dhe Parisi kanë deklaruar sot se kanë qëndrim të përbashkët sa i përket largimit të Britanisë nga unioni, megjithatë zyrtarët francezë kanë qenë më të prerë në deklaratat e tyre kur kanë kërkuar largim të shpejtë të Londrës nga BE.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034055948257446
array(1) { ["section"]=> string(99) "merkel-refuzon-negociatat-paraprake-me-britanine-asnje-bisede-deri-sa-cdo-gje-te-jete-zyrtare-44737" }