Merkel sot në Tiranë, ja axhenda e kancelares gjermane

Publikuar tek: politike, më 06:30 08-07-2015 Merkel sot në Tiranë, ja axhenda e kancelares gjermane

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza sot rreth orës 13:50, ndërsa pritja në kryeministri është në orën 14:15.

Më pas Merkel do të vijojë me një takim me dyer të mbyllura për rreth 15 minuta me kryeministrin Rama, e më pas për 45 minuta takimi mes dy delagacioneve që do t’ja lërë radhën konferencës së përbashkët për shtyp Rama-Merkel.

Në 16:15 parashikohet takimi i Merkel me Presidentin Bujar Nishani për t’ju drejtuar më pas konferencës së ekonomisë në “Tirana Business Park”, ku Merkel do të ketë një fjalë përshëndetëse, që shënon edhe fundin e vizitës.

Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen  ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30  në aksin rrugor Rinas  në drejtim të  Kasharit.

Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i Newsbomb.al / Ja ministrat e PS që nuk duhet të jenë në kabinetin e Ramës
Ja batutat e Ramës pas 7 dollive në Ulqin »
Article Logic
Execution time: 0.019897937774658
array(1) { ["section"]=> string(59) "merkel-sot-ne-tirane-ja-axhenda-e-kancelares-gjermane-15574" }