Merkel: Stimul ekonomik për Ballkanin, azilin do e fitojnë vetëm emigrantët nga vendet e luftës dhe krizës

Publikuar tek: politike, më 13:50 27-08-2015 Merkel: Stimul ekonomik për Ballkanin, azilin do e fitojnë vetëm emigrantët nga vendet e luftës dhe krizës Angela Merkel në konferencë

Stimul ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky ka qenë mesazhi i qartë i kancelares gjermane në konferencën e përbashkët me Mogherinin, Fayman dhe Vuçiç. Angela Merkel ka bërë edhe njëherë thirrje shqiptarëve, serbëve etj që askush nuk duhet të marrë iniciativën për të kërkuar azil, pasi nuk do ta fitojnë. Merkel ka shprehur dhimbjen edhe për ngjarjen tragjike të humbjes së jetës së 50 emigrantëve në Austri.

“Fatkeqësisht duhet t’u themi njerëzve që vijnë se nuk ka ndonjë shanc që të fitojnë azil sepse do ta fitojnë ata që vijnë vërtet nga vendet e luftës dhe të krizës”, tha Merkel.

“Po mendojmë për projekte që sjellin shpresë në rajon. Do diskutojmë në detaje se cilat probleme duan zgjidhje. Sigurisht që folëm për çështjen e emigrimit dhe të gjithë jemi të tronditur nga lajmi se 50 persona humbën jetën ku kriminelët nuk u kujdesën për këtë situatë.

Ne kemi jetuar në paqe që nga Lufta e Dytë Botërore por tani është detyra jonë për t’i mbrojtur ata për ta materializuar këtë paqe. Është detyrimi yunë për të mbështetur njerëzit, për t’u dhënë strehë. Të gjithë e dimë situatën në Siri, është në dorën e Evropës të ndihmojë. Edhe pse kemi krizë financiare, Evropa e ka zgjidhur. Do funksionojmë në frymën e solidaritetit. Do gjejmë një mënyrë për të ndarë barrën me njëri- tjetrin.

Kemi folur për Ballkanin Perëndimor si vende tranzite. Ne si BE u bëjmë thirrje që t’ua lehtësojmë barrën, të rrinë në këto vended he njerëzit që vijnë në vendet e BE dhe kërkojnë azil kemi rënë dakord që vendet kandidate ose ata që nisin negociatat mund të shikojnë të drejtat e tyre të njeriut. Duhet t’u japim një stimul ekonomik këtyre vendeve. Fatkeqësisht duhet t’u themi njerëzve që vijnë se nuk ka ndonjë shanc që të fitojnë azil sepse do ta fitojnë ata që vijnë vërtet nga vendet e luftës dhe të krizës”, tha Merkel.

“Unë besoj se axhenda që ne kemi përpiluar nuk ka ndryshuar sepse çështja e emigrantëve ka patur peshë të caktuar në samit. Sigurisht nuk mund t’Ii zgjidhim gjërat këtu. DIskutuam për Greqinë, Italinë në lidhje me ndarjen e emigrantëve. Kur të pranojnë një ndarje të drejtë për emigrantët, s’besoj se do e refuzojnë. Së bashku me Francën do kemi një ndarje të drejtë me Greqinë dhe italinë, kuotat nuk I kemi përcaktuar po do i vendosim.

UK ose Danimarkë nuk marrin pjesë. Kemi patur diskutime të vështira por së bashku me ministrat e Brendshëm do arrijmë në një pikë që të mos lëmë Italinë dhe Greqinë me probleme. Edhe situata me Maqedoninë është e pranueshme prandaj do kemi një rezolutë.

Përballë luftrave të vështira si lufta në Siri, Evropa duhet të kontribuojë por në mënyrë të ndershme sepse evropianët nuk mund ta kuptojnë këtë.”, u përgjigj Merkel për axhendën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Polici i arrestuar për avionin e drogës, Berisha zbardh “lidhjen për kokë me Sajmir Shullazin”
Samiti i Vjenës, një deklaratë e përbashkët për rininë dhe 600 milionë euro për 24 projekte »
Article Logic
Execution time: 0.13402700424194
array(1) { ["section"]=> string(110) "merkel-stimul-ekonomik-per-ballkanin-azilin-do-e-fitojne-vetem-emigrantet-nga-vendet-e-luftes-dhe-krizes-19325" }