“Merlini në tri kocka”, romani i Izabelë vjen në shqip nga Urim Nerguti

Publikuar tek: kulture-art, më 09:00 06-04-2015 “Merlini në tri kocka”, romani i Izabelë vjen në shqip nga Urim Nerguti

Romani ’’Merilini në tri kocka’’ me autore  Izabelë Veri (Isabelle Wery ) është sjellë në gjuhën shqipe nga përkthyesi i botimeve të  njohura “MORAVA”, Urim Nerguti.  Izabelë Veri është  aktore, regjisore, teatri dhe autore belge. Lindur në Liezh, ajo  ka studiuar në INSAS në Bruksel deri në vitin 1991. Paralelisht me punën si aktore me regjisorë të ndryshëm, ajo ka shkruar dhe vazhdon të krijojë veprat e veta për teatrin. Tri herë është nominuar për çmimin “Prix de la Critique” de Theatre Belge (për kategorinë “Seul Scene”), megjithatë ajo fitoi çmim në vitin 2008 për pjesën e saj origjinale teatrale “La tranche de Jean-Daniel Magnin”.

Romani “Merilini në tri kocka” u botua në vitin 2013. Ky roman është fitues i çmimit evropian për letërsinë. Prandaj përkthimi i romanit  “Merilini në tri kocka” në gjuhën shqipe, nuk është rastësi, por shprehje respekti e përgjegjësisë profesionale që përkthyesit shqiptarë tregojnë për lexuesin. Të përkthesh një vepër nga një gjuhë në një tjetër ka vështirësitë e veta, por të përkthesh këtë roman kaq kompleks është meritë e paçmueshme e përkthyesit, Urim Nerguti.  Pasojat logjike që rrjedhin në roman vënë në pikëpyetje informacionin jetësor duke e lënë në shumë fragmente lexuesin e thjeshtë të bëhet pjesë e tij. Izabelë Veri gjen mënyrat me të përshtatshme dhe me vëmendje jep motivet e saj për jetën, që paraqiten sa “tokësore aq edhe jashtëtokësore”. Ajo bën për vete lexuesin me problemet që shtron, duke mbetur bindëse në hapsirën krijuese të shkrimtarëve, se cilësia nuk mund të jetë kurrë rastësi apo dhuratë.

Autorja duket në një dilemë ambiguiteti. Ky koncept analitik është jo vetëm aktual por përbën edhe pjesën më të mirë të këtij romani, dhe  çon lexuesin në një linjë tjetër interpretimi. Është fjala për kufizimin e rastësisë, si një ritëm eklipsues funksionimi në jetë, gjë e cila ecën në linjë paralele me dyshimin e njeriut tek vetja, brenda kontekstit të situatës specifike që krijohet.

Për fat të mirë Urim Nerguti ka mundur ta përkthejë me korrektësi këtë thellësi filozofike të sofistikuar dhe padyshim është njohja e padiskutueshme e gjuhës së artit të përkthimit.

“Emri im është Izabelë, jam belge, jam nga Brukseli, shkrova “Merilinin”,  një grua që ajo është në kërkim të dashurisë, por që, nuk e gjen atë, natyrisht.. Ajo ka shumë pak paragjykime dhe është në kërkim për jetë kudo, në vende të veçanta të jetës, si në botën e kafshëve,  në  boten e njerëzve dhe përfundon në botën e bimëve, “Marylin Deboned”, është një lloj zane nismëtare.

Ky rrëfim është i ashtuquajturi “himn për dashurinë, për lirinë, liria për të zgjedhur identitetin në shekullin e 21-të. Identiteti “Deboned”. Ky është një film, një rrugë fokusuar në jetën e nje gruaje, të  Merilin Turkit.  Ajo që  vajzë e vogël ishte e bindur se dashuria do të jetë një gjë e mrekullueshme.

Duke cituar Izabelën “ky çmim i dhënë vjen në kohën e duhur, sepse unë kam nje vit që kam vendosur të jem një shkrimtare, duke kërkuar më shumë hapësirë për të shkruarit në jetën time profesionale. Ky cmim është inkurajim… jam shumë e lumtur”. Mendova se ishte e rëndësishme, të paktën në teatër, për të folur në këtë vend të bërë prej mishi dhe kockash, për të folur për trupin, dhe natyrisht, me shkrimin tim, në romanin tim, kjo gjë  është e rëndësishme.

Kam luajtur karaktere të Shekspirit, Bertold Brehtit, dhe ata janë gjithmonë të mirë-projektuar në karakteret e shumë shkrimtarëve bashkëkohorë”.

Për mua është shumë e rëndësishme edhe dashuria, si një aspekt i jashtëzakonshëm i jetës. Si shkrimtare jam duke u ushqyer me këtë dashuri. Jam e hipnotizuar nga disa njerëz që kanë krijuar një marrëdhënie me veten, një lloj kulture, madje edhe një lloj gjuhe”. 

Sa i takon përkthyesit ai shprehet  për përkthimin se është një filozofi më vete, dhe si i tillë pranon gjithfarëlloj komentesh. Asnjëri s’ka kyçin e së vërtetës. Edhe përkthimi nga origjinali, ka humbje. Ne s’lexojmë asgjë tjetër veçse një variant, mbase më të mirin të mundshëm, të një libri të shkruar në origjinal. Ka gjuhë që janë larg njëra-tjetrës, e po ashtu kultura që s’janë puqur asnjëherë bashkë. Këtu, është e qartë se përkthyesi do të mundohet të ruajë njëfarë besnikërie ndaj origjinalit, porse kur vjen fundi, ai duhet të sjellë një përkthim të lexueshëm”.

“Merilini në tri kocka” është një roman interesant, që të mbërthen me idetë e jetës, me veçantitë e personalitetit të gruas bashkëkohore ku cdo etapë e jetës kuptohet nëse ajo lexohet si e shpërbërë në cdo detaj të saj. Mendoj se ky roman është shumë tërheqës, meriton të trajtohet me vëmendje nga lexuesi shqiptar që ka kërkesa për boëtn e tij shpirtërore dhe është në kërkim të vetevetes. Letërsia është një mënyrë e mirë për ta ndihmuar njerin në zbulimin e tij të vazhdueshëm.

Nga Lule Nela

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lonely Planet: Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë, pamje spektakolare. Ja si të shkoni
Serbët dhe shqiptarët e Kosovës bashkohen: Në një tragjedi për dashurinë »
Article Logic
Execution time: 0.014263153076172
array(1) { ["section"]=> string(73) "merlini-ne-tri-kocka-romani-i-izabele-vjen-ne-shqip-nga-urim-nerguti-7920" }