Merr fund paqja mes Koreve? Veriu lajmëron ndërprerjen e bisedimeve, shkak SHBA

Publikuar tek: bota, më 17:58 17-05-2018 Merr fund paqja mes Koreve? Veriu lajmëron ndërprerjen e bisedimeve, shkak SHBA Liderët e Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe ai i Koresë së Jugut, Moon Jae-in

Një lajm i papritur është shpërndarë në të gjithë botën, kur kryenegociatori mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, Pyongyang lajmëroi ndërprerjen momentalisht të bisedimeve me këtë të fundit.

Sipas BBC, arsyeja e këtij vendim të menjëheshëm ka ardhur pas bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së.

Koreja e Jugut është vetëofruar për të shërbyer si urë lidhëse mes Trump dhe Kim Jong-un, por mesa duket diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Sakaq me 12 qershor është vendosur edhe takimi i shumëpritur mes presidentit të Amerikës , Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor, por ekspertët e politikave ndërkombëtare janë treguar mjaft skeptikë, duke shtuar se ata mendojnë që një mbeldhje e tillë mund të anullohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0042810440063477
array(1) { ["section"]=> string(84) "merr-fund-paqja-mes-koreve-veriu-lajmeron-nderprerjen-e-bisedimeve-shkak-shba-121134" }