Merr kokainë në metronë publike, 23 vjeçari: Jam shumë i turpëruar (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 14:58 24-06-2015

Një punëtor është vënë në qendër të një debati të madh në Londër, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke marrë kokainë në metronë publike të Londrës.

Tom Osborne, që sipas medias britanike punon në një bankë, është filmuar duke thithur kokainë në Northern Line. 23 vjeçari i vënë në qendër të vëmendjes pasi doli video, i ka thënë një mikut të vet se nuk e mban mend këtë incident. Miku i tij thotë: Ai është i turpëruar nga kjo që ka ndodhur.

Në video ai i thotë një pasagjeri tjetër që ishte aty duke i ofruar kokainën: Ti nuk je polic? Dhe më pas shton: Më pëlqen ta marr.

Ai në video thotë se ka marrë shumë kokainë.

Pavarësisht apelit për informacione në median sociale sa i përket videos, që mendohet se është bërë tre javë me parë, policia e transportit public në Britani është duke kontaktuar  me djalin. Policia do të hetojë rastin dhe u kërkon dëshmitarëve që të dëshmojnë kundër tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10517501831055
array(1) { ["section"]=> string(76) "merr-kokaine-ne-metrone-publike-23-vjecari-jam-shume-i-turperuar-video-14545" }