Merret peng me pistoletë në kokë notari amerikan në Rio

Publikuar tek: sport, më 15:44 14-08-2016 Merret peng me pistoletë në kokë notari amerikan në Rio

Notari veteran amerikan Ryan Lochte është mbajtur peng me armë zjarri, sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare.

Lochte ndodhet në Rio së bashku me ekipin amerikan të atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike. Sipas “Fox Sports” ai ishte ftuar mbrëmë në një festë me notarin brazilian Thiago Pereira.

Pas përfundimit të festës ka ndodhur edhe incidenti ku sipas të pranishmëve Lochte është mbajtur peng për disa minuta nga një person i paidentifikuar që i kishte vendosur pistoletën në kokë.

“Guardian” raporton se notari amerikan është liruar dhe ndodhet te selia e ekipit, ndërsa e përshkruan ngjarjen si “të tmerrshme”, dinamika e së cilës mbetet e paqartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hedhja më e keqe nga trampolina, nuk është surprizë që mori 0.00 pikë (Video)
Katër notarë olimpik grabiten me armë në Rio »
Article Logic
Execution time: 0.018959999084473
array(1) { ["section"]=> string(61) "merret-peng-me-pistolete-ne-koke-notari-amerikan-ne-rio-49714" }