Merret vendimi: Jepet me koncesion Rruga e Kombit

Publikuar tek: ekonomi, më 20:36 14-12-2016 Merret vendimi: Jepet me koncesion Rruga e Kombit

Është miratuar sot në Këshillin e Ministrave dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit. Një konsorcium firmash, ndër të cilat ‘Salillari’ dhe ‘Kastrati’ kanë marrë me koncesion për 35 vjet një prej rrugëve më të rëndësishme të Shqipërisë.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Miratimin e kontratës së koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsorciumit “Catalyst Viva Das General Contracting LLC Salillari, sh.p.k. - Bee Tech - Violiap Ateve “Kastrati, sh.a”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e KM.

Komisioni i vlerësimit dhe konsulenti ndërkombëtar “International Financial Coorporation”, vlerësoi propozimet teknike dhe ligjore për të shpallur ofertën më të mirë.

Kompania fituese do të duhet të përfundojë disa vepra të rëndësishme dhe të domosdoshme për këtë rrugë, që është e papërfunduar akoma. Koncesioneri do të duhet të ndërtojë urën e re të Kukësit, si dhe rehabilitimin e skarpateve gjatë gjithë gjatësisë së rrugës, po kështu edhe tunelin në dalje të urës së Kukësit dhe disa element të rrugës përfshirë sinjalistikën dhe ndriçimin e kryqëzimeve.

Është parashikuar një investim midis 38-43 milionë euro që do ta bëjë kompania që do ta fitojë koncesionin, dhe që do të ketë për detyrë edhe mirëmbajtjen rutinë e atë periodike të këtij segmenti mjaft të rëndësishëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030730962753296
array(1) { ["section"]=> string(54) "merret-vendimi-jepet-me-koncesion-rruga-e-kombit-62668" }