“Merri 10 metra nga zona A, t’i kam falur”, Vangjush Dako s’di ç’thotë në debatin me Gjergj Bojaxhi (VIDEO FLAGRANTE)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:29 15-02-2017
Newsbomb.al by newsbomb-al

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako në orën 12:00 ka patur një dëgjesë publike te Pallati i Kulturës ku është përballur edhe me përfaqësues të shoqërisë civile që u nisën enkas nga Tirana për t’u ballafaquar me njeriun që ka në dorë historinë dhe trashëgiminë kulturore të Durrësit.

Gjergj Bojaxhi u përball me kryebashkiakun për zonat A dhe B të mbrojtura duke ngritur debatin mbi hartën, pasi Dako ka prezantuar një hartë që nuk është asesi harta e miratuar me VKM në vitin 2011 për zonat e mbrojtura A dhe B.

Dako ka ndërhyrë te ndarja e zonave, ka zvogëluar zonën A që është e paprekshme për ta bërë të duket si zonë B e për të gërmuar kësisoj lehtësisht. Pikërisht kjo është edhe shkelja më e madhe ligjore e kryebashkiakut që paraqet një hartë tërësisht ndryshe nga harta ligjore miratuar me VKM.

Dhe duket qartë edhe në debatin me Bojaxhi që kryebashkiaku mendon se kufijtë e zonës A dhe B janë të ndryshueshme sipas qejfit.

“Merri 10 metra nga zona A, t’i kam falur”, i drejtohet me një papërgjegjshmëri totale dhe qesharake Dako-Bojaxhiut.

“Desha që qytetarët ta dinë se zona A, kufiri nuk është kjo që thotë Dako por është pjesa e poshtme e Torrës dhe pilotimet që janë bërë janë bërë brenda zonës A”, i sqaron Bojaxhi duke ia treguar edhe vizualisht me hartë.

“Nuk kemi ç’a t’i falim njëri-tjetrit se nuk është zona jonë, është zonë arkeologjike”, ia kthen më tej Bojaxhi Dakos.

“Pyetja ime është a ka pas autorizim kompania e kontraktuar nga bashkia që të bëjë pilotime brenda zonës A ose B, po ose jo?” i drejtohet sy më sy Bojaxhi Dakos.

“ Nuk e di, duhet me pa letrat”, i përgjigjet kryebashkiaku.

Ndiqni debatin në video!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EKSKLUZIVE- Thellohet SKANDALI arkeologjik në Durrës, zbulohet HARTA që fshihte Instituti
Turistët amerikanë i bashkohen durrsakëve në protestën për Velierën, ç’po ndodh tani në vendin e zbulimeve »
Article Logic
Execution time: 0.020257949829102
array(1) { ["section"]=> string(117) "merri-10-metra-nga-zona-a-t-i-kam-falur-vangjush-dako-s-di-c-thote-ne-debatin-me-gjergj-bojaxhi-video-flagrante-68817" }