Merrte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante, arrestohet 45 vjeçari grek

Publikuar tek: bota, më 21:07 23-01-2016 Merrte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante, arrestohet 45 vjeçari grek

Një grek 45 vjeçar u arrestua në Kastoria të Greqisë për trafik droge nga Shqipëria. Sipas policisë greke, ai kishte marrë më përpara një sasi të madhe droge nga Shqipëria dhe e mbante në makinën e tij me pikësynim që ta shpërndante nëpër disa zona afër Selanikut.

45 vjeçari është arrestuar ditën e sotme. Policia ka ndaluar makinën e tij dhe pasi e kontrolloi atë gjeti në bagazh 32 aparate për përpunimin e narkotikës dhe 33 kilogram drogë kanabis, të cilat u sekuestruan nga policia siç edhe makina e tij e dy celularë. I arrestuari u dërgua në prokurorinë e Kastoriasë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031096935272217
array(1) { ["section"]=> string(77) "merrte-droge-nga-shqiperia-dhe-e-shperndante-arrestohet-45-vjecari-grek-30778" }