Mes fëmijëve dhe Monika Kryemadhit, Ilir Meta uron shqiptarët festën e Krishtlindjes (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:11 25-12-2017 Mes fëmijëve dhe Monika Kryemadhit, Ilir Meta uron shqiptarët festën e Krishtlindjes (FOTO)

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë shqiptarët festën e Krishtlindjes me një kartolinë familjare.

Meta uron për të gjithë ata që e festojnë më shumë dashuri e harmoni.

“Të dashur miq,

Në këtë Ditë të Bekuar, unë dhe familja ime duam t'ju shprehim urimet më të mira e të përzemërta, të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë: Gëzuar Krishtlindjen!

Kjo festë e bukur e Krishtërimit, që mishëron vlera hyjnore dhe njerëzore, uroj të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, të sjellë begati sociale dhe përparim të njerëzimit.

Të përpiqemi në këtë ditë të shenjtë të mos harrojmë të vetmuarit, njerëzit në nevojë dhe të sëmurët për t’u dhënë shpresë dhe besim.

Gëzuar nga mot Krishtlindjen!”, shkruan Meta këtë mëngjes.

  meta.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18660998344421
array(1) { ["section"]=> string(95) "mes-femijeve-dhe-monika-kryemadhit-ilir-meta-uron-shqiptaret-festen-e-krishtlindjes-foto-104285" }