Mes grushtave dhe sherrit, në Vlorë fitimtari është Flamurtari

Publikuar tek: sport, më 19:17 26-01-2018 Mes grushtave dhe sherrit, në Vlorë fitimtari është Flamurtari

Kryesfida e javës së 17-të kategorisë superiore mes Flamurtarit dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e vlonjatëve.

Ndeshja gjatë gjithë kohës ishte e ekuilibruar dhe me të dyja skuadrat që kërkonin fitoren.

Në minutën e fundit të ndeshjes arbitri Enea Jorgji akordoi penallti për Flamurtarin, e cila u shëndrua në gol në gol nga Bushiç.

Ky vendim i kryesorit Jorgji ka irrituar shumë stafin e Partizanit dhe trajnerin Sulejman Starova, i cili është konfliktuar me arbitrat, gjë për të cilën është përjashtuar nga ndeshja.

Pas kësaj ndeshje vlonjatët renditen në vendin e dytë me 31 pikë vetëm 6 më pak se Skënderbeu. Ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 24 pikëve në vend të 6-të. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Befasia, klubi i madh grek kërkon talentin shqiptar
»
Article Logic
Execution time: 0.022104024887085
array(1) { ["section"]=> string(68) "mes-grushtave-dhe-sherrit-ne-vlore-fitimtari-eshte-flamurtari-108058" }