Mes polemikave dhe rasteve të humbura mbyllet në ‘X’ Juventus-Inter

Publikuar tek: sport, më 22:47 09-12-2017 Mes polemikave dhe rasteve të humbura mbyllet në ‘X’ Juventus-Inter

Është mbyllur në barazim supersfida e javës së 16 në Serie mes Juventusit dhe Interit.

Juventus u shfaq gjatë gjithë ndeshjes më shumë dominues duke humbur shumë raste të pastra shënimi. Mundësitë më të mira për të shënuar do t’i kishte Mario Manxhukiç, por që u tregua i pasaktë para portës i ndalur edhe nga "supër Handanoviç", që mbrëmjen e sotme ishte në formë.

Nga ana tjetër Inter u përpoq më shumë të mos pësonte dhe vetëm me anë të disa kundërsulmeve u përpoq ta vinte në vështiësi mbrojtjen "bardh e zi". Në një nga këto aksione, mbrojtësi i Juventusit Benatia e kapi topin me dorë brenda zonës së portierit, por që arbitri nuk e pa dhe nuk i sinjalizua asnjë faull.

Pas kësaj sfide Inter është në vendin e parë me 40 pikë në pritje të ndeshjes së Napolit që luan nesër, ndërsa Juventus është në kuotën e 38 pikëve në vend të tretë për momentin. 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbën me Lushnjen, zbulohet vendimi radikal i presidentit të Kukësit, Safet Gjici
Barazoi me Interin, deputeti i PS acarohet me trajnerin e Juventusit: Një dhjaks që nuk di të fitojë »
Article Logic
Execution time: 0.21292591094971
array(1) { ["section"]=> string(72) "mes-polemikave-dhe-rasteve-te-humbura-mbyllet-ne-x-juventus-inter-102534" }