Mesazh i 'koduar' nga LRI për qeverinë? Ja ftesa misterioze që ngjall dyshime

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:02 15-12-2017 Mesazh i 'koduar' nga LRI për qeverinë? Ja ftesa misterioze që ngjall dyshime

Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë publikuar sot ftesën e një eventi që do të organizohet me rastin e festave të fundvitit.

Ajo që s’ka si të shmanget pa u vënë re është dizajni i veçantë i ftesës, i mbushur plot me simbole anarkiste.

Në një analizë të thjeshtë vihet re se elementi kryesor i ftesës është ushtari britanik Guy Fawkes, i cili ka frymëzuar lëvizjen Anonymous, filmin ‘V for Vendetta’ dhe rryma të shumta anti-qeveritare në mbarë botën.

E thënë shkurt, Guy Fawkes ishte anëtar i një grupi sekret katolikësh që planifikoi të vriste Mbretin Protestant James, në Anglinë e vitit 1604.

Konspiracionistët plaifikuan të kryenin atentatin përmes një shpërthimi të fuqishëm të 20 fuçive me barut, por dështuan.

Të kthehemi te ftesa: “Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga qeveria. Qeveria duhet të ketë frikë nga njerëzit”, është shprehja e stampuar në fund të ftesës. A të jetë ky një mesazh i koduar, apo thjeshtë shprehje revolte e të rinjve të LRI-së ndaj qeverisë aktuale?!

ftessdfwea.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024425029754639
array(1) { ["section"]=> string(81) "mesazh-i-koduar-nga-lri-per-qeverine-ja-ftesa-misterioze-qe-ngjall-dyshime-103223" }