Mesazh i një Kryetari Parlamenti për Kongresin Amerikan

Publikuar tek: analiza-komente, më 11:19 06-05-2016 Mesazh i një Kryetari Parlamenti për Kongresin Amerikan

Nga Ilir Meta*

Është nder për mua të vizitoj kryeqytetin e kombit tuaj dhe të përgatitem për t’u takuar me shumë prej jush në të dy krahët e spektrit politik, si dhe me anëtarë të kësaj administrate dhe miq të Shqipërisë brenda dhe jashtë qeverisë tuaj.

Unë vij si kryetari i një trupe parlamentare të një demokracie që po maturohet me shpejtësi, por e cila është mike e mirë dhe besnike e Shteteve të Bashkuara. Kjo do të kishte qenë e paimagjinueshme një çerek shekulli më parë, përpara rënies së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Falë mbështetjes së kombit tuaj të madh, ne kemi bërë një rrugë të gjatë dhe që nga 2008-ta Shqipëria është anëtare e NATO-s. Ushtarakët tanë shërbejnë krah për krah ushtarakëve tuaj në luftën globale kundër terrorizmit në Irak, Afganistan e gjetkë.

Ne të gjithë duhet të jemi krenarë, sepse kjo reflekton progresin real në pranimin e parimeve bazë të Amerikës: besimin tek demokracia, sundimin e ligjit dhe përqafuar principet e atyre fjalëve të jashtëzakonshme të Deklaratës tuaj të Pavarësisë “Jeta, liria dhe arritja e lumturisë” si “të drejta të patjetërsueshme” të çdo individi.

Por nëse duhet të ndjehemi krenarë, ne duhet gjithashtu të jemi të kthjellët për të përballuar dhe diskutuar me urtësi dhe seriozitet sfidat tona të përbashkëta. Vendi im dhe rajoni ynë përballen njëkohësisht me një krizë humanitare dhe një rrezik potencial me pasoja të rënda. Dhe këtë nuk e shpreh vetëm në mënyrë figurative. Vala e emigrantëve të dëshpëruar është shfaqur në horizontin tonë.

Po, ne kemi male të larta që shërbejnë si barriera të pjesshme për hyrjen e tyre. Por edhe vetë malet nuk mund ta ndalojnë këtë valë. Ne aspak nuk kemi ndërmend të ndërtojmë mure.

Si evropianë ne kemi një histori me ngritjen e mureve. Ne e dimë që muret nuk mund t’i pengojnë njerëzit, por e dimë me siguri se ngritja e tyre mund t’i kthejë vendet pas. Muret nuk mund të bëjnë dallimin midis njerëzve të mirë dhe atyre të rrezikshëm, por sigurisht që qeveritë e mençura mund ta bëjnë këtë më së miri. Dhe muret, ironikisht mjaftueshëm mundësojnë shmangien nga përgjegjësitë. Ngritja e tyre mund të shërbejë si një tërheqje nga përgjegjësitë tona kolektive për njerëzimin dhe njëri-tjetrin.

Kori i atyre që kërkojnë tërheqje dhe izolim po rritet dhe tejkalon kontinentet, përfshirë dy kontinentet tona. Cila mund të ishte përgjigjja jonë? Lutja ime drejtuar jush, të nderuar miq parlamentare, është të bashkohemi rreth një shprehje të njohur amerikane “le ta dëgjojmë muzikën së bashku”. Shqipëria është e vendosur për të punuar ngushtësisht me fqinjët tanë në rajon, partnerët evropianë dhe amerikanë, si dhe me vende të tjera për të bërë më të mirën për të adresuar këtë krizë refugjatësh. Por, le ta bëjmë këtë me përkushtim dhe bujari, ndërkohë që e përballojmë njëkohësisht mes marrjes së masave ndaj kërcënimeve të sigurisë, në mënyrë të qartë dhe të koordinuar. Në të kundërt, të gjithë do të rrëzohemi së bashku nëse do të bëjmë të njëjtat gabime si në të shkuarën dhe kthehemi pas në kohë tek politikat e demonstrimit të muskujve, interesit të ngushtë nacional apo ngritjes së mureve.

Ne do ta kalojmë këtë krizë. Por edhe përpara se kjo të ndodhë, ne kemi shumë gjëra që mund të bëjmë së bashku për përfitimin e popujve tanë. Shqipëria ka një histori për të treguar, një histori shumë domethënëse. Është historia e një populli me shumicë myslimane që bashkëjeton me komunitete të forta katolike dhe ortodokse. Por ju lutem shihni drejt nesh sa më afër të mundeni. Ju nuk do të shihni një besim të ketë ndonjë rol në drejtimin e qeverisjes së vendit tonë ose të diktojë sjelljen e popullit shqiptar.

Ne si shqiptarë jemi krenarë për harmoninë tonë të pakonkurrueshme fetare. Sa vende të tjera me përbërje si Shqipëria mund ta thonë një gjë të tillë?

Ne kemi burime të jashtëzakonshme të pashfrytëzuara. Filloni me njerëzit e vendit tim. Ata janë të gatshëm të inspirohen dhe të ecin përpara. Ata janë të gatshëm të trajnohen dhe të kontribuojnë për të prodhuar kura për sëmundjet, produkte për masat e gjera dhe makineri për progres teknologjik.

Kjo është dhe fusha më e madhe ku partneriteti ynë merr vlerë, sepse prej tij mund të përfitojnë të dy vendet tona dhe Shqipëria mund të ecë përpara sa më shpejt që të jetë e mundur. Ju jeni 535 anëtarë në Kongres dhe Senat. Të gjithë ju keni në zonat tuaja biznese të vogla e të mëdha. Ju lutem t’u tregoni për Shqipërinë kompanive tuaja, qofshin ato bujqësore, infrastrukturore, telekomunikacione apo bankare.

Ejani të na vizitoni dhe ju do të shihni një vend që lëviz, por që mund të ecë më shpejt përpara drejt një transparence më të madhe, sundimit të ligjit, kontributi më të madh nga shoqëria civile dhe më shumë zhvillim ekonomik, me SHBA në krah si një partner i yni.

Lutja ime drejt jush është me zë të lartë dhe e qartë. SHBA jo vetëm që duhet të qëndrojnë të angazhuar në rajonin tonë, por ato duhet të jenë lideri që të gjithë ne presim.

Shumë prej nesh kemi kaluar pjesë të mirë të jetës tonë në sisteme që në mënyrë të turpshme kanë mohuar lirinë dhe të drejtat e njeriut. Atyre ditëve ne gjithnjë kemi parë drejt vendit tuaj me admirim dhe me një ndjenjë të lartë shprese.

Ne lutemi që SHBA të vazhdojë të jenë vendi që mbetet udhërrëfyesi për popujt anembanë botës. Ky do të ishte momenti më i keq për vendin tuaj të madh të tërhiqej nga përgjegjësitë globale.

Kombi ynë i lashtë dhe krenar ka nevojë për ndihmën tuaj më shumë se kurrë më parë.

*OP-ED i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta botuar në “Huffington Post” me rastin e vizitës në SHBA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027639865875244
array(1) { ["section"]=> string(61) "mesazh-i-nje-kryetari-parlamenti-per-kongresin-amerikan-39660" }