Mesazh për UEFA-n, tifozët portugezë ndoqën ndeshjen në stadium së bashku me shqiptarët

Publikuar tek: sport, më 19:22 08-09-2015 Mesazh për UEFA-n, tifozët portugezë ndoqën ndeshjen në stadium së bashku me shqiptarët Tifozët portugezë gjatë festimit të golit në \"Elbasan Arena\"

Rreth 50 tifozë portugezë ndodheshin dje në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Shqipërisë dhe Portugalisë, transmeton Newsbomb.

Por, ndryshe nga sa është vepruar në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Danimarkës dhe Armenisë, për tifozët portugezë, ndoshta për shkak të numrit të vogël, nuk ishte caktuar një tribunë e veçantë në stadium për ta.

Tifozët nga Portugalia me flamurin e tyre kombëtar dhe simbole të tjera, janë vendosur në tribunën qendrore të stadiumit, së bashku me tifozët shqiptarë, siç shihet dhe nga kjo foto.

Asnjë incident nuk është shënuar mes dy tifozerive, madje edhe në momentin e festimit të golit të Portugalisë, nga tifozët miq.

Ky është një mesazh i qartë për UEFA-n dhe Federatat e tjera, veçanërisht për atë të Serbisë, që u mundua t’i paraqiste tifozët shqiptarë (asnjë nuk ishte i pranishëm në stadium) si shkaktarë të incidenteve që ndodhën në ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë vitin e kaluar. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manaj nuk grumbullohet me Kombëtaren: Do kthehem më i fortë për ngritur në qiell emrin e Shqipërisë
Portieri I Kombëtares Berisha përshëndet fansat, komentuesi: Shko bëj stërvitje, s’duam gol me serbin »
Article Logic
Execution time: 0.020992040634155
array(1) { ["section"]=> string(92) "mesazh-per-uefa-n-tifozet-portugeze-ndoqen-ndeshjen-ne-stadium-se-bashku-me-shqiptaret-20289" }