Mesazh politikanes, Majlinda Bregu e fshin direkt dhe shpjegon pse

Publikuar tek: fcb-bomb, më 07:57 15-09-2016 Mesazh politikanes, Majlinda Bregu e fshin direkt dhe shpjegon pse

Ditën e djeshme në mbledhjen e PD-së pati përplasje të madhe mes deputetes Majlinda Bregu dhe kryetarit Lulzim Basha. Bregu i e vuri Bashën ‘’me shpatulla pas muri’’, duke i thënë hapur se duhet të fuqizohen e të punojnë dhe të mos presin kur ‘’t’u shkelë syrin LSI-ja’’.

Sapo doli nga mbledhja, Bregu përfitoi nga rasti të bënte një foto në hyrje të selisë, duke e ndarë me miqtë e saj në  rrjetet sociale me komentin e thjeshtë ‘’Rrëmujë’’.

I menjëhershëm qe reagimi i miqve, me komplimenta dhe përkrahje. Por njëri prej tyre, i shkroi  deputetes një mesazh mallkimi që u fshi menjëherë nga vetë deputetja.

‘’…je e lire të shkruash çfarë të duash. Mallkime për këdo qoftë koleg apo kundërshtar i imi, nuk mund të pranoj në faqen time!’’, i ka shpjeguar Bregu komentuesit që ia thoshte hapur shqetësimin.

 ‘’ Sa shpejt e fshive komentin!E pse?Une nuk ofendova askënd.Ju të PD-së kështu e kini. Sala bllok, edhe Luli bllok, ju fshini komentet ku kritikoheni dhe mbani ato tralala!E si shpresoni të fitoni?Duke ua mbyllur gojën njerëzve që tani në opozitë?!.

Ngelet ende e paqartë nëse komentuesi ka mallkuar Lulzim Bashën apo ndonjë koleg tjetër të Bregut.

majlindabregukomenti.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021440029144287
array(1) { ["section"]=> string(84) "mesazh-politikanes-majlinda-bregu-e-fshin-direkt-dhe-jep-shpjegimin-pse-e-beri-52958" }