‘Mesazhet e koduara të tahirit’, Veliaj: Nuk e gjykoj

Publikuar tek: barometri, më 07:35 24-04-2018 ‘Mesazhet e koduara të tahirit’, Veliaj: Nuk e gjykoj

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” është prononcuar në lidhje me rikthimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka folur edhe për të shumë përfolurat “mesazhe të koduara”.

Veliaj ka thënë se nuk i ka parë reagimet e Tahirit për shkak se ai nuk ndjek televizor zakonisht dhe se nuk merret me fjalët lart e poshtë.

“Nuk i kam ndjekur, sapo të thashë që unë nuk i shoh lajmet. Nuk merrem me “ça më tha, ça i tha”. Për ca gjëra që ju më pyesni unë i dëgjoj këtu për herë të parë. Po citoj deklaratën e Tahirit, “Nuk ka bir nëne e bir kurve që të më trembë mua”. Ok, e çfarë të them unë këtu? E ka thënë në mënyrë popullore. Nuk e gjykoj dot se nuk e dëgjova, nuk e pashë dhe nuk e kuptova kontekstin. A duhet të ishte aprovuar kërkesa për arrestimin e tij? Di që në Partinë Socialiste i është hapur rrugë përballjes së tij me drejtësinë. Qëndrimi politik ka qenë hapje totale dhe transparencë me drejtësinë. Kaq shumë di ai sa mund të shantazhojë? Mesa pashë komisioni nuk dha një provë që të justifikojë arrest me burg. Dhe fakti që tahiri është këtu, as nuk është arratisur as nuk shmang përballjen është jë provë... A besoni që mund të ketë dosje, përgjime... PS nuk i ka ofruar mbrojtje askujt. Është e vetmja forcë politike që ka lëshuar apo ka larguar këdo që ka bërë një shkelje... A e shikon normal rikthimin e tij në PS? Këtë do të duhet ta vendosë ai vetë...”, ka thënë Veliaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052705049514771
array(1) { ["section"]=> string(56) "mesazhet-e-koduara-te-tahirit-veliaj-nuk-e-gjykoj-118060" }