Mesazhet e Rrakllit, 4 futbolliste refuzojnë Kombëtaren

Publikuar tek: sport, më 17:19 22-01-2016 Mesazhet e Rrakllit, 4 futbolliste refuzojnë Kombëtaren

Katër vajza të Kombëtares Shqiptare refuzojnë thirrjen e trajnerit Altin Rraklli! Gjegji, Gjini, Frangaj dhe Doçi nuk kanë udhëtuar me skuadrën kuqezi të femrave, ku kan qenë pjesë e hershme, pasi prindërit s’i kanë lënë. Motivi? Skandali që u krijua për ngacmimet seksuale Kombëtarja e Femrave është grumbulluar ditën e djeshme në Pogradec, por trajneri Altin Rraklli s’do të ketë katër futbolliste të cilat kanë refuzuar thirrjen me ekipin kuqezi. Më saktësisht bëhet fjalë për Ambra Gjegjin, Luçie Gjinin, Esmeralda Frangajn dhe Megi Doçin.

Sipas informacioneve të gazetës “Sport Ekspres”, që ka kontaktuar edhe më njerën nga këto vajza, motivi është personal dhe, më së shumti, ajo që është lënë të kuptohet është se pikërisht familjarët e këtyre vajzave nuk kanë dashur që të shkojnë në grumbullim me kombëtaren. Një nga motivet kryesore ka të bëjë me skandalet që kanë ndodhur pak kohë më parë me ngacmimet seksuale dhe sms e nxehta të trajnerit Altin Rraklli me disa nga vajzat, por edhe për ambjentin e krijuar në kombëtaren e femrave. Të gjitha futbollistet në fjalë luajnë me ekipin e Vllaznisë, që është edhe skuadra kampione e Shqipërisë. Madje, habia ka të bëjë me faktin se të gjitha vajzat që kanë refuzuar kanë qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtares së femrave, por jehona e gjërë e ngjarjeve lidhur me figurën e trajnerit ka sjellë edhe këtë situatë.

Newsbomb.al publikoi pak muaj më parë mesazhet që Raklli i dërgonte një prej futbollisteve duke i kërkuar favore seksuale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria dhe Kosova konkurrojnë të ndara në Europian, njohin kundërshtarët
Rey Manaj ikën nga Interi, huazohet te skuadra tjetër italiane »
Article Logic
Execution time: 0.03215503692627
array(1) { ["section"]=> string(60) "mesazhet-e-rrakllit-4-futbolliste-refuzojne-kombetaren-30700" }