Mesazhet politike të Leonardo DiCaprio (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 07:56 01-03-2016

Leonardo Di Caprio fitoi ‘’Oscar’’-in e parë si aktori kryesor më i mirë në filmin  ‘’The revenant’’ të Alejandro Inarritu. Ashtu siç u raportua edhe këto ditë, ky ishte momenti i shumëpritur për aktorin që kishte vite që e priste, edhe pas transformimeve të tij të jashtëzakonshme profesionale, nga ‘’Titaniku’’ te një film i këtyre përmasave ‘’The Revenant’’.

Por ajo që nuk u komentua gjerësisht qenë disa mesazhe politike të aktorit DiCaprio, i cili mjaft bukur gjeti momentin për të folur për disa nga problemet e mbarë njerëzimit.

Ja çfarë tha aktori:

‘’Të bëje ‘’The Revenant’’ kishte të bënte me marrëdhëniet mes njeriut dhe botës natyrale që ne e pamë kolektivisht e pamë 2015 si vitin më të nxehtë në të dhënat historike. Produksionit tonë iu desh të lëvizje në periferi të këtij planeti me qëllim që ta kishte të mundur të gjente dëborë.

 Ndryshimet klimaterike janë të vërteta. Po ndodh tani. Është kërcënimi më urgjent që po ndjek të tëra specie dhe ne duhet të punojmë bashkarisht …Ne duhet të mbështesim politikanët në të gjithë botën që nuk flasin për ndotësit e mëdhenj apo korporatat e mëdha, por për gjithë njerëzimin, për indigjenët e gjithë botës, për miliarda e miliarda njerëz të nënvlerësuara që kanë pasoja nga kjo gjë, për fëmijët e fëmijëve dhe për të gjithë ata njerëz, zëri i të cilëve është mbytur nga lakmia e politikës. Ju falenderoj të gjithëve për këtë vlerësim mahnitës sot. Faleminderit’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga Tokio ku lancon albumin e tij, tenori Saimir Pirgu jep mesazhin për të rinjtë që duan të prekin ëndrrat
“FMTK” kërkon rindërtimin e shtëpisë së flamurit në Korçë, Kryeministria hesht »
Article Logic
Execution time: 0.029527902603149
array(1) { ["section"]=> string(50) "mesazhet-politike-te-leonardo-dicaprio-video-33892" }