Mesazhi i Gjergj Bojaxhiut: Nuk jemi dele, të votojmë si qytetarë dhe jo si ushtarë

Publikuar tek: politike, më 17:52 24-05-2015

Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, Gjergj Bojaxhi i është drejtuar qytetarëve dhe partive politike me një mesazh të veçantë nga bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Përballë institucioneve më të larta të shtetit, si Kryeministria, Kuvendi dhe Presidenca, qytetarët kanë zhvilluar një protestë simbolike, duke lëshuar me dhjetra dele të ngjyrosura, si një mesazh për të gjithë qytetarët dhe partitë politike se “njerëzit nuk janë as dele dhe as ushtarë, por në 21 qershor do të votojnë si qytetarë”.

“Për fillimin e fushatës, në vend të mitingjeve, ne zgjodhëm të japim një mesazh të thjeshtë për partitë dhe politikanët. Ne nuk jemi dele! Ne nuk jemi ushtarë! Ne jemi njerëz të lirë. Vota është e jona, e ardhmja është e jona, ndaj edhe qeverisja duhet të jetë e jona. Më 21 qershor ne nuk do të votojmë si ushtarë, por si qytetarë. Më 21 qershor ne nuk do votojmë për kryetarët, por për veten”, shkruan kandidati i pavarur, Gjergj Bojaxhi, bashkangjitur me videon e protestës simbloke të zhvilluar në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Bogdani: Rama shkatërroi sot ndërtesën që vetë i kishte dhënë leje
Tom Doshi mbështet kandidatin e PS për Vaun e Dejës, Gjokë Lleshi (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316
array(1) { ["section"]=> string(85) "mesazhi-i-gjergj-bojaxhiut-nuk-jemi-dele-te-votojme-si-qytetare-e-jo-si-ushtare-11880" }