Mesazhi i Ndocajt për Veliajn: Nuk kemi jetuar vetëm në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 17:54 21-03-2016 Mesazhi i Ndocajt për Veliajn: Nuk kemi jetuar vetëm në Tiranë

Deputeti Eduart Ndocaj ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një mesazh për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Ndocaj ka postuar dy foto të një prej parqeve në Berlin të Gjermanisë dhe sqaron se në atë zonë nuk ka aspak beton dhe madje rrugët janë të pa shtruara për të ruajtur origjinalitetin. Ndocaj i kujton Veliajt se jo të gjithë shqiptarët kanë jetuar vetëm në Tiranë, kështu që nuk mund të manipulohen lehtë.

Postimi i Eduart Ndocajt:

Një mesazh për Veliaj dhe Parkun e Liqenit!

Ky parku është në zemrën e Berlinit. Nuk ka askund beton, asnjë pemë të prerë. Madje dhe rrugët janë të pa shtruara për të treguar origjinalitetin e natyrës.

Po ashtu dy kënde lojrash janë të ndërtuara vetëm me drurë të prerë dhe të ngulur në dhe.

Jo të gjithë shqiptarët kanë jetuar vetëm në Tiranë për t'i manipuluar.

1474563_1538498766444340_222118003358673736_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji i luftës, kryetemë e takimeve të Bushatit me zyrtarët grekë
Taulant Balla në Bruksel: I hoqët vizat Turqisë, bëjeni edhe për Kosovën »
Article Logic
Execution time: 0.016120195388794
array(1) { ["section"]=> string(67) "mesazhi-i-ndocajt-per-veliajn-nuk-kemi-jetuar-vetem-ne-tirane-35660" }