Mesazhi i Netanjahut për popullin shqiptar dhe batuta për kryeministrin Rama (Video)

Publikuar tek: politike, më 17:11 21-12-2015

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Jeruzalemin ku është takuar me homologun izraelit Benjamin Netanjahu. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Netanjahu shprehu mirënjohjen për popullin shqiptar dhe ndihmën që i ka ofruar hebrenjve gjatë periudhës së errët të holokaustit.

Netanjahu tha se me kryeministrin Rama u diskutua për një sërë marrëveshjesh në fushën e energjisë, ujit, sigurisë dhe tregtisë. Kryeministri izraelit e prezantoi Ramën me një batutë duke e quajtur “një kullë që qëndron përpara jush”.

Fjala e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu:

"Kryeministër Rama mirëse erdhe në Izrael. Keni një kullë përpara jush dhe një delegacion të veçantë që është kënaqësi t’ju shohim.

Ne e dimë që Shqipëria është një mike e mirë e Izraelit. Festojmë tani 25 vite miqësi. Ne e dimë që populli shqiptar ishin dhe janë miq mjaft të mirë me popullin Izraelit.

Në periudhën kritike të holokaustit qëndruan shpatull më shpatull me hebrenjtë e persekutuar në Europë. Shqipëria është i vetmi shtet ku popullsia hebjere gjatë holokaustit u rrit për shkak të strehës dhe kurajos të treguar nga populli shqiptar. Ne kurrë nuk i harrojmë miqtë tanë. Dhe e vlerësojmë këtë shfaqje të humanizmit, civilizimit dhe kurajo në momentet tona më të errëta.

Është sot një kënaqësi e veçantë për mua të zgjeroj marrëdhëniet sot në shumë fusha konkrete të cilat mbulojnë një spekter mjaft të madh. Mbulojnë tregëtinë, investimet, mbulojnë energjinë, ujin. Ne të gjithëve na duhet ujë për të jetuar dhe Izraeli ka eksperiencë në këtë fushë. Mbulojnë çështjet e sigurisë që shqetëson shtetet kudo sot nga terrorizmi që na kërcënon të gjithëve. Izraeli e lufton terrorizmin çdo ditë dhe nuk e lë kurrë mbrojtjen e saj.

Terrorizmi kërcënon këdo, është ndërkombëtar dhe përgjigja duhet të jetë ndërkombëtare. Këto janë disa nga marrëveshjet që kemi diskutuar për të konsoliduar miqësinë tonë. Mirë se erdhe në Jeruzalem."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha zhgënjen studentët për ligjin e Arsimit të Lartë
Drejtori i Portit të Durrësit denoncon skandalin: Në zyrën e koncensionarit “EMS” u gjet vula e Autoritetit Portual »
Article Logic
Execution time: 0.020762920379639
array(1) { ["section"]=> string(88) "mesazhi-i-netanjahut-per-popullin-shqiptar-dhe-batuta-per-kryeministrin-rama-video-28277" }