Mesazhi i Ramës për efektivin Gjeta: Dje i panjohur, sot emri yt i shkruar me gërma të arta

Publikuar tek: politike, më 16:01 04-10-2015 Mesazhi i Ramës për efektivin Gjeta: Dje i panjohur, sot emri yt i shkruar me gërma të arta

Zyra e kryeministrit Edi Rama nëpërmjet një komunikate zyrtare ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të efektivit të FNSH-së, Simon Gjeta.

Deklarata e plotë e Ramës:

Kryeministri Edi Rama u shpreh ngushëllimet më të ndjera nënës, motrës dhe vëllezërve të dëshmorit të Policisë së Shtetit, Simon Gjeta, i cili ra mbrëmë në fushën e luftës me krimin.

Arritjet e mëdha të Policisë së Shtetit në fushën e kësaj lufte pa asnjë tolerancë me krimin, janë vepër e shqiptarëve të mirë si Simon Gjeta, emri i të cilit deri dje i panjohur mes mijëra të tjerëve nën uniformën blu, sot mbetet i shkruar me gërma të arta në radhën e atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.

Me bindjen më të plotë, se gjaku i dëshmorëve të Policisë së Shtetit do të plazmojë gjithnjë e më thellë ndjenjën e lartë të detyrës dhe shpirtin e sakrificës së çdo shqiptari e shqiptareje që është pjesë e trupës së rilindur të policisë, si edhe me angazhimin e palëkundshëm për t'i shkuar deri në fund përpjekjeve shtetndërtuese, në radhë të parë për sundimin e ligjit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama përulet me respektin më të madh përpara veprës së dëshmorit Simon Gjeta.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Lexo edhe: Rama-PD: Nuk ju nxjerr goja fjalë solidariteti, por veç llum. Basha: Përdridhesh në prehrin e Metës, nuk të intereson rendi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha i përkushtohet letërsisë, në vilën buzë detit lexon "Ali Pashën"
Servet Pëllumbi: LSI s’i shkon roli i viktimës në raport me PS, as ndarjet ‘’të malit e të moçalit’’ »
Article Logic
Execution time: 0.089947938919067
array(1) { ["section"]=> string(95) "mesazhi-i-rames-per-efektivin-gjeta-dje-i-panjohur-sot-emri-yt-i-shkruar-me-germa-te-arta-22319" }