Mesazhi nazist i fshehur në reklamën gjermane për Krishtlindje (Video)

Publikuar tek: bota, më 14:33 25-11-2016 Mesazhi nazist i fshehur në reklamën gjermane për Krishtlindje (Video)

Kompania gjigante gjermane Edeka duket se është në telashe pasi teleshikuesit kanë arritur të dallojnë në reklamën e Krishtrlindjes mesazhe të fshehta naziste.

Reklatam tregon prindërit e zënë me përgatitjet për festën e Krishtlindjes teksa harrojnë të kujdesen për fëmijët e tyre. Zëri i një femre dëgjohet në sekondën e 90 të thotë “duhet bërë diçka tjetër, ka shumë për të bërë, duhet bërë edhe diçka më shumë", raporton newsbomb.al.

Më pas reklama tregon një vajzë që pret dëshpërimisht nënën të vijë ta marrë nga shkolla por ajo është e zënë duke blerë dhurata.

Më në fund vjen në makinë Volvo me targë “MU SS 420”.

Shkronjat SS janë në ndaluara në Gjermani për shkak se simbolizijnë “Schutzstaffel”, organizata famëkeqe paramilitare e Hitlerit. Po sikur të mos mjaftonte kjo, konspiracioni shkon edhe më thellë me numrat e tjerë të targës “420” dhe që është ditëlinja e Adolf Hitlerit, 20 prill, shkruan newsbomb.al.

Një tjetër targë që shfaqet në reklamë ka numrat ‘SO LL 3849’ dhe sipas Sueddeutsche Zeitung, numri 84 përkon me shkronjat H D ‘Heil Deutschland’, ndërsa 3 dhe 9 përkojnë me C dhe I, që sipas gazetës interpretohet si ‘Christian Identity’, identiteti i krishterë, temra të përhapura në organizatat ekstremiste neo naziste.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021099090576172
array(1) { ["section"]=> string(74) "mesazhi-nazist-i-fshehur-ne-reklamen-gjermane-per-krishtlindje-video-60659" }