Mesazhi që Nikollaq Neranxi i dërgoi Sali Berishës pak përpara arrestimit

Publikuar tek: politike, më 17:32 23-04-2016 Mesazhi që Nikollaq Neranxi i dërgoi Sali Berishës pak përpara arrestimit

Pak përpara se policia të tentonte arrestimin e tij, biznesmeni Nikollaq Neranxi i ka dërguar një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai ka kërkuar nga Berisha të marrë masa për situatën ku ndodhet.

“Në këto momente që jam në punën time, në pronën time dhe po bëj një aktivitet për të cilin kam muaj që përgatitem, në pronën time, policia e shtetit që paguhet me taksat e mia, ka ardhur të më arrestojë. Nuk kam bërë asnjë krim për të cilin ato po e bëjnë këtë veprim. Merrni masa për këtë marrëzi”, është ky mesazhi që deputeti demokrat ka postuar në faqen e tij. 

Neranxi u dorëzua në Komisariatin Nr.6 pasi policia ishte vënë në ndjekje të tij, për shkak të një konflikti për makinat.

Berisha ka bërë më parë një tjetër postim për Neranxin:

Hakmarrje primitive e Edvin Shullazit!

Cunat e krimit arrestojne presidentin, avokatin e fuqishem te biznesit shqiptar, bisnesmenin e njohur, Nikollaq Neranxi!

Te dashur miq, ne nje akt hakmarrjeje primitive, per mbrojtjen burrerore te te drejtave te bizneseve te vogla dhe te mesme nga arbitrariteti qeveritar, Edvin Shullazi ka urdheruar sot fallangat e krimit ta arrestojne ate. Ky eshte nje akt i shemtuar stalinist ndaj nje avokati te fuqishem te te drejtave ligjore te biznesmeneve shqiptar.

Theksoj ketu se qendrimet dhe pretendimet e drejta te z.Neranxi ne mbrojtje te biznesit, gjeten mbeshtetje te plote edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykate gjeti antikushtetuese ligjin ndeshkues ndaj biznesit te Edvin Shullazit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt stalinist banditesk te hajduteve te shtetit ndaj perfaqesuesit te biznesit shqiptar dhe interesave te tij legjitime, i bej thirrje prokurorise se shtetit te vendose para ligjit te gjithe autoret dhe urdherdhenesit e ketij akti te shemtuar shteteror.

U bej thirrje bizneseve te mbrojne me guxim kolegun qe arrestohet sot nga banditet me pushtet sepse mbrojti me guxim interesat e tyre legjitime!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bregu kritika Bashës dhe Berishës: Këmbana po bie fort
Pjerin Ndreu i lumtur që kolegia mbeti jashtë Kryesisë: Haka shkon te… zonja »
Article Logic
Execution time: 0.023179054260254
array(1) { ["section"]=> string(79) "mesazhi-qe-nikollaq-neranxi-i-dergoi-sali-berishes-pak-perpara-arrestimit-38485" }