Mesfushori i njohur pezullohet 18 muaj, luante baste sportive prej 10 viteve rresht

Publikuar tek: sport, më 14:02 26-04-2017 Mesfushori i njohur pezullohet 18 muaj, luante baste sportive prej 10 viteve rresht

Mesfushori i Burnley, Joey Barton është përjashtuar nga futbolli për 18 muaj.

34-vjeçari u shfaq në një seancë dëgjimore të Federatës Angleze të Futbollit javën e kaluar pas akuzave të ngritura për të që në dhjetor të 2016-ës. Barton akuzohet se kishte vendosur 1,260 baste sportive gjatë një periudhe dhjetëvjeçare si një futbollist profesionist. Lojtarëve nuk u lejohet të luajnë baste sportive për rezultatin apo ndonjë aspekt tjetër të lojërave, sipas Rregullores së FA. Barton shkroi në faqen e tij të internetit:

"Jam shumë i zhgënjyer nga kjo masë disiplinore. Ky vendim më detyron të largohem përfundimisht nga futbolli. Ish-mesfushori i Man City-t, Newcastle, QPR dhe Rangres u transferua te Burnley tri ditë përpara se të dilte në skenë skandali për të cilin ai akuzohet, ndërsa ka luajtur 13 ndeshje në Premier League gjatë këtij sezoni duke shënuar një gol.

futb.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO+VIDEO/ Tifozët në Ukrainë me simbole naziste dhe maskat e Ku Klux Klan
Gjermania falenderon Shqipërinë, këtë radhë jo për politikën »
Article Logic
Execution time: 0.017945051193237
array(1) { ["section"]=> string(88) "mesfushori-i-njohur-pezullohet-18-muaj-luante-baste-sportive-prej-10-viteve-rresht-76513" }