Mesfushori ukrainas: Shqipëria është skuadër e fortë, kanë lojtarë me eksperiencë

Publikuar tek: sport, më 19:29 02-06-2016 Mesfushori ukrainas: Shqipëria është skuadër e fortë, kanë lojtarë me eksperiencë

Mesfushori i Ukrainës, Taras Stepanenko ka vlerësuar ekipin shqiptar përpara ndeshjes miqësore që do të luhet nesër në Bergamo të Italisë. Lojtari i Shakhtar Donetsk shprehet se lojtarët e Kombëtares Shqiptare kanë eksperiencë të mirë në kampionate të forta, ndërsa skuadra është shumë e organizuar.

“Nuk i kam ndjekur shpesh, por di që janë një skuadër e fortë. Ata kanë lojtarët të shpejtë dhe teknikë dhe me eksperiencë. Shumica prej tyre luajnë në liga të forta të Europës si në Gjermani, Itali, Francë dhe Zvicër. Trajneri i Shqipërisë ka punuar për shumë vite në Itali. Janë një skuadër e organizuar dhe teknikisht të kompletuar. Nuk kam dyshime që kanë arritur në një pozicion të lartë në grupin kualifikues. Shqipëria ka luajtur mirë në ato ndeshje që ne kemi ndjekur”, ka thënë Stepanenko.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë miqësore për Shqipërinë, pas asaj ndaj Katarit të fituar me rezultatin 3-1, dhe më pas ekipi do të niset drejt Francës për Kampionatin Europian. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Oferta e çuditshme e lokalit, 5% ulje për çdo gol që pëson Shqipëria
De Biasi tërhiqet dhe kërkon falje: Isha i ngarkuar emocionalisht, futbollistët i kam si fëmijët e mi »
Article Logic
Execution time: 0.023710012435913
array(1) { ["section"]=> string(85) "mesfushori-ukrainas-shqiperia-eshte-skuader-e-forte-kane-lojtare-me-eksperience-42263" }