Mesfushori zbulon Skënderbeun, por ka diçka për t'i thënë edhe Tiranës

Publikuar tek: sport, më 20:04 02-08-2016 Mesfushori zbulon Skënderbeun, por ka diçka për t'i thënë edhe Tiranës

Argjend Malaj, mesfushori i afruar në merkaton verore në klubin bardhekuq, në një prononcim për newsport.al ka folur se si ndihet në skuadrën e re, ç'synime ka me këtë ekip dhe sa larg do të mund të shkojë. Gjithashtu Malaj foli edhe bardheblutë e Tiranës, ekip në të cilin ishte pjesë sezonin e kaluar. Mesfushori kosovar e vlerëson skuadrën kryeqytetase, megjithatë sipas tij merkatoja e tyre lë për të dëshiruar. 21-vjeçari nga Kosova nuk përjashtoi një rikthim të tij te Tirana, megjithatë dëshira e tij ishte të shkonte në ekipe me nivele të larta jashtë vendit.

"Ndihem shumë mirë te Skënderbeu, i cili është një klub shumë profesionist. Mendoj që Skënderbeu do të jetë edhe këtë vit pretendent për kampion, pasi kështu ka qenë gjithmonë", tha mesfushori për skuadrën e tij.

I pyetur për bardheblutë e Tiranës, nëse e ka ndjekur merkaton e tyre dhe a do të kthehet një ditë tek ta, Malaj u përgjigj:

"Ekipi bardheblu nuk më mungon, por mund të them që aty kam kaluar shumë mirë me tifozët dhe me bashkëlojtarët e mi. Tirona nuk mendoj që ka bërë një merkato të mirë, por prap ata që bëjnë këtë punë aty mendojnë që po bëjnë gjënë e duhur, ndërsa unë të kundërtën. Ajo ka një emër të madh, dhe hyn gjithmonë te pretendentët për titull. Për sa i përket rikthimit tim te Tirana nuk mund të them asgjë pasi nuk i dihet. Megjithatë unë tani jam në një skuadër më të fortë se Tirona dhe shpresoj të iki edhe më lart se këtu, por në të ardhmen nuk i dihet", deklaroi 21-vjeçari.

Malaj foli edhe për merkaton e klubeve të tjera, dhe për të, të gjithë ishin rivalë.

"Nuk është se e kam ndjekur shumë merkaton e skuadrave të tjera, por besoj që ata do të bëjnë goditjet e duhuara dhe do të jenë të forta të gjitha. Unë nuk është se vlerësoj një skuadër më shumë ose më pak këtu në Shqipëri. I vlerësoj të gjitha ato ekipe që bëjnë pjesë në kampionatin tonë sepse të gjithë dinë të luajnë futboll sot", përfundoi mesfushori i Skënderbeut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet video fantastike e Kosovës në Rio 2016. Po Shqipëria?
Futbollisti shqiptar në Rusi përplaset me rojet e sigurisë në fushën e lojës (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.017685890197754
array(1) { ["section"]=> string(75) "mesfushori-zbulon-skenderbeun-por-ka-dicka-per-t-i-thene-edhe-tiranes-48548" }