Meshkujt drejt botox-it për parandalimin e plakjes! Alarm, aplikohet edhe në shtëpi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:50 11-02-2019 Meshkujt drejt botox-it për parandalimin e plakjes! Alarm, aplikohet edhe në shtëpi

Mjekesia estetike po merr gjithmonë e më shumë përqafim edhe në vendin tonë.

Nisur nga kjo moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në programin ‘Trokit’ mjeken Fladi Nezha dhe modelen Moira Londo.

Duke treguar punën e saj të përditshme mjekja Nezha tha se nuk ka pse të ketë trembje nga mjekësia estetike aq më tepër që parandalon plakjen dhe na tregon gjithmonë të hijshëm.

Ajo shtoi se çmimet në vendin tonë janë ende shumë të lira krahasuar më vendet e rajonit ndërsa e shikon të pashmangshëm aplikimin p.sh për rrudhat në fytyrë.

Pyetur për klientët më të shpeshtë, Nezha tregoi se femrat janë ende dominance edhe pse meshkujt janë surpriza në punën e saj.

‘Meshkujt janë më të paktë por nuk janë 0. Mosha që fillon trajtimin në Shqipëri është e hershme, sidomos tek meshkujt. Ata nuk kujdesen që në moshë të hershme ashtu siç bëjnë femrat, kujdes 0 ndaj ushqimeve apo kremrave’

A bëhen ende aplikime në vende jo të liçensuara? Në studio jepet alarmi, zbuloni më shumë në videon e mëposhtme.

LAJMI NË: http://www.intv.al/trokit-plakja-e-bukur-edhe-meshkujt-drejt-botox-it-alarm-aplikohen-edhe-ne-shtepi-video-86721?fbclid=IwAR2MBvocxQ9gkDmqOsfQXM7y0VdpObEW2QoMAbBq-VudD0PdnaGYsw22q2s

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02140998840332
array(1) { ["section"]=> string(88) "meshkujt-drejt-botox-it-per-parandalimin-e-plakjes-alarm-aplikohet-edhe-ne-shtepi-152413" }