Meshkujve iu intereson më shumë zgjuarsia se sa format e femrave

Publikuar tek: bota, më 17:33 25-05-2015 Meshkujve iu intereson më shumë zgjuarsia se sa format e femrave

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Kembrixhit, meshkujt vlerësojnë më shumë zgjuarsinë se sa madhësinë e të pasmeve të një femre, kur janë në kërkim të një lidhje serioze.

Biologu evolucionar David Bainbridge, u shpreh se kjo lidhet me faktin se një femër e zgjuar ka më shumë gjasa të jetë një nënë e përgjegjshme në të ardhmen. Sipas tij, kjo tregon edhe se femra është rritur nga prindër inteligjent të cilët janë kujdesur për të gjatë fëmijërisë.

Ai tha se as këmbët e gjata nuk i tërheqin meshkujt në kërkim të një bashkëshorteje, por vlerësojnë tiparet simetrike, gjë që tregon se partnerja është e re, e shëndetshme dhe ka gjene të qëndrueshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031227111816406
array(1) { ["section"]=> string(70) "meshkujve-iu-intereson-me-shume-zgjuarsia-se-sa-format-e-femrave-11940" }