Mesila Doda: Hapja e dosjeve, hipokrizi. Kokat e krimit i mban Rama nën sqetull

Publikuar tek: politike, më 15:20 18-03-2015 Mesila Doda: Hapja e dosjeve, hipokrizi.  Kokat e krimit i mban Rama nën sqetull Mesila Doda

Deputetja e PD-së Mesila Doda thotë se kryeministri Edi Rama mban nën sqetull kokat e krimit politik të diktaturës dhe se hapja e dosjeve është një hipokrizi për ta.

“Krimin në Parlament e ka futur e majta, trashigimtare e denjë dhe direkte e xhahilve të rregjimit komunist. Hapja e dosjeve të spiuneve të lagjes s'është gjë tjetër veç hipokrizia e rradhës, kokat e krimit politik të djeshem kryeministri i mban nën sqetull....”, shkruan Doda në “Facebook”.

Sipas deputetes sot po bëhet aleancë me krimin e vjetër politik por edhe me krimin e sotëm ordiner.

“Bukur shumë....vazhdon parada e arritjeve të komunistëve të rinj... Sa lekë i kemi dhënë të persekutuarëve, sa i kemi paguar deri tani... E ndërkohë kryetari I Komisionit të Ligjeve, kryetari i Komisionit të sigurisë, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, anëtarë të Grupit Parlamentar të PS, ish- prokurorë, hetues, kryetarë e sekretarë komitetesh partie e rinie....sfilojne krah kryeministrit që gënjen gjithë ditën e përbetohet për aspiratat e tij europiane e antikomuniste.”, përfundon Doda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha për impiantin e përpunimit të plehrave: Prokuroria të nisë hetimin, ka aferë korruptive
“The Economist”: Rama po përpiqet të zvogëloj varësinë nga Meta »