Mesila Doda i kundërpërgjigjet ‘’Vrimës’’ së Rita Petros dhe publikon disa vargje

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:04 23-12-2015 Mesila Doda i kundërpërgjigjet ‘’Vrimës’’ së Rita Petros dhe publikon disa vargje

“Që të edukohen me estetikën të rinjtë, duhet t’u japësh e t’i mësosh me vlera dhe simbolika që i bartin ato. Më poshtë po sjell një poezi, një prej atyre që të bëjnë ta duash këtë art dhe të gërmosh brenda shpirtit...duke ndarë shqetësimin me Andis Harasani”, shkruan deputetja e Parlamentit, Mesila Doda.

Dhe cilat më bukur se vargjet e Dritëro Agollit mund të sillte deputetja?

Ja poezia e shkrimtarit të madh:

“Mos ma kujto

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto

për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,

Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,

Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pesova diku një disfatë, mos ma kujto,

Dhe gjumi s'më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,

Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,

Të prishur, të shturur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s'u bëra për burrë, mos ma kujto,

I turpshëm i drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,

Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputetët në kalçeto/ Fino golashënues i skuadrës, dëmtohet Peleshi, i vjen në ndihmë ‘infermieri’ Beqaj
Rita Petro u përgjigjet të gjithëve: “Midis nesh ka dhe qenër që lehin”! Publikon vargje të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.048092842102051
array(1) { ["section"]=> string(83) "mesila-doda-i-kunderpergjigjet-vrimes-se-rita-petros-dhe-publikon-disa-vargje-28397" }