Mesila Doda i kundërvihet mediave: Zhurmë e pakuptimtë, harroni varfërinë, drogën dhe të arrestuarit për marrëzitë e një femre

Publikuar tek: barometri, më 07:45 19-04-2018 Mesila Doda i kundërvihet mediave: Zhurmë e pakuptimtë, harroni varfërinë, drogën dhe të arrestuarit për marrëzitë e një femre

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ ish deputetja Mesila Doda ka reaguar në lidhje me rëndësinë e veçantë që një pjesë e madhe e mediave i japin lajmeve të pakuptimta duke e kraharuar me situatën në të cilën vendi ndodhet.

Doda i referohet deklaratës së shkrimtares Ornela Vorpsi e cila prej disa ditësh vazhdon të ketë fokus të madh mediatik në një kohë që ka situata të tjera të cilat po lihen në harresë, si të arrestuarit e Kukësit, droga që kapet çdo ditë dhe varfëria në vend.

Postimi i plotë:

Vras mendjen... pse te jene shqetesuar kaq shume portalet, analistet, grate e burrat qe jane hedhur kush per ta mbrojtur e kush per ta bere cope Ornela Vorpsin...
Po mire, budallalleqe edhe tha, po çfare rendesie ka kaq shume sa te behen emisone e editoriale per marrezite qe leshon nje grua qe ska banim ne Tirane prej thuajse 30 vitesh.
E gjithe kjo zhurme me duket e pakuptimte, veçse nese ka per qellim qe te harrojme qe burrat e Kukesit jane ende ne qeli, qe kapet droga sikur eshte patate e qe njerzit jane shume me te varferuar se disa vite me pare...
Se ndjenjat e nje gruaje nuk kane perbere kurre kaq shume lajm ne kte vend, sa te trondisin ndergjegjen e publikut perveç rastit kur lajmi silurohet derisa ti marrim vesh zonjes ne fjale gjithe kushurinjte e trete e gjithe sherret qe ka bere me komshinjte qysh ne fillore...
Kjo po qe na sjell nje hap me prane Evropes..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028239965438843
array(1) { ["section"]=> string(130) "mesila-doda-i-kundervihet-mediave-zhurme-e-pakuptimte-harroni-varferine-drogen-dhe-te-arrestuarit-per-marrezite-e-nje-femre-117421" }