Mesila Doda letër Ilir Metës: Ose Flamur Noka gënjen ose Spartak Braho është falsifikator

Publikuar tek: politike, më 11:21 06-04-2016 Mesila Doda letër Ilir Metës: Ose Flamur Noka gënjen ose Spartak Braho është falsifikator

Deputetja e Kuvendit Mesila Doda i dërgon  një letër kryeparlamentarit Ilir Metalidhur me nismën e saj dhe të nënkryetarit Shqpëtim Idrizi për disa shtesa në ligjin nr 112/2013, për titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit.

“Ose Flamur Noka genjen, ose Spartak Braho eshte falsifikator”, i thotë në letër Doda-Metës.

Letra e plotë:

I nderuar zoti Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit

Më datë 18.12.2015, unë dhe nënkryetari i Kuvendit, zoti Shpëtim Idrizi paraqitëm nismën ligjore Lënda: Propozim për ndryshime në Ligjin "PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 112/2013, datë 04.04.2013 "PËR DEKORATAT, TITUJT E NDERIT, MEDALJET DHE TITUJT VENDORË TË NDERIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR.
Fill pas zyrtarizimit, deklarimit publik të kësaj nisme dhe protokollimit të dokumentacionit përkatës në Kuvendin e Shqipërisë edhe kryeministri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, deklaruan se kanë depozituar një nismë të ngjashme me tonën. Në kushtet që nisma jonë shërben për një qëllim të mirë dhe që kërkon vendosjen e një balance dhe kohezioni moral dhe njerëzor në vend, mirëkuptojmë edhe faktin që nisma jonë shërben si model inspirimi dhe si rrugëzgjidhje, megjithëse do ishte më e udhës që në vend të ndërtimit të nismave paralele të kërkohej thjesht bashkëpunimi ynë për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për çështje të tilla që kanë një rëndësi jetike për demokracinë dhe që kërkojnë të ndajnë vendin nga një e kaluar kriminale.
Arsyeja që po ju drejtohem ju me këtë shkresë, është evidentimi i parregullsive dhe shkeljeve, apo krijimii i standarteve të ndryshme në trajtimin e kësaj nisme.
Së pari, theksoj se kjo nismë nuk mund të ishte objekt vetëm i Komisionit të Sigurisë. Në të gjitha rastet e mëparshme, kur ky ligj është rishikuar, ka qenë objekt i punës së Komisionit të Ligjeve, dhe për marrje mendimi është kërkuar opinioni i Komionit të Sigurisë dhe Komisionit të Çështjeve Sociale. Kjo për faktin se nisma nuk prek vetëm titujt dhe dekoratat për ushtaraket apo forcat e rendit, por trajton në thelb çështjen e dekorimit dhe meritës që individi duhet të tregojë përgjatë gjithë aktivitetit të tij.
Së dyti, Në kohën që Komisioni i Sigurisë ka bërë shqyrtimin e nismës dhe ka çuar nismën ligjore për mendim në Këshillin e Legjislaturës, (Këshill, i cili ka pesë vite pa u mbledhur), nuk është bërë lajmërimi i asnjërit prej deputetëve nismëtarë në Komision dhe kjo përbën një thyerje dhe shkelje të Rregullores së Kuvendit.
Së treti, në të gjitha rastet kur paraqiten dy nisma ligjore me të njëjtin objekt, shqyrtimi i tyre bashkohet dhe trajtohen si një proces i përbashkët. Ju kujtoj këtu se i njëjti standart është ndjekur edhe në rastin e amendimit të Kodit Penal, por edhe në “Ligjin e hapjes së dosjeve”, kur ishte një situatë e ngjashme pasi ashtu si në këtë rast pati nisma paralele nga ekzekutivi dhe legjislativi. Kjo do të thotë që edhe nëse komisioni përgjegjës do kërkonte mendimin e Këshillit të Legjislacionit për antikushtetueshmëri të nismës tonë, do duhej të kërkonte dhe të kryente të njëjtën procedurë edhe për nismën e deputetëve Rama e Balla dhe jo të krijonte dy standarte në trajtimin e tyre.
Së fundmi, kërkoj që të kryeni një proces hetimi serioz për këtë çështje, pasi nënkryetari i Komisionit të Sigurisë dhe përfaqësuesi i opozitës, zoti Flamur Noka ka deklaruar publikisht se e kanë kthyer nismën, pasi mendonin që duhet të jetë Komisioni i Ligjeve që duhet ta shqyrtojë dhe jo Komisioni i Sigurisë, jo për antikushtetueshmëri . Në të vertetë në dokumentin e përcjellë për Këshillin e Legjislacionit dhe firmosuar nga Kryetari i Komisionit, zoti Spartak Braho, është kërkuar mendim sepse nisma quhet a-priori si antikushtetuese, ndaj ose shkresa e nisur nga kryetari Braho ka brenda edhe mendimin e opozitës dhe janë dakord si mazhoranca dhe opozita për ta quajtur nismën si antikushtetuese ose përndryshe është fallsifikuar mendimi i opozitës për këtë çështje. Mendoj se një transparencë dhe hetim më i imtësishëm do na ndihmonte ne nismëtarët dhe gjithë opinionin publik të kuptonim më qartë nëse gënjen publikisht zoti Flamur Noka, apo ka falsifikuar opinionin e opozitës zoti Spartak Braho.
Për të përmbyllur këtë kërkesë për rishqyrtim të procedurave të ndjekura dhe të një hetimi serioz mbi shkeljet e shqyrtimit të nismës tonë, do doja të theksoja se kjo për ne nuk është as kauzë për ta përdorur politikisht, e as për të bërë lojëra të ulta politike. Shumica e viktimave sot nuk janë më në këtë jetë, ashtu si edhe xhelatët e tyre, dhe të vërtetën e tyre e njeh dhe e gjykon vetëm Hyu i Gjithpushtetshëm, por ne që jemi ende në këtë botë kemi detyrën morale të nderojmë viktimat e dhunës dhe dëshminë e tyre të vuajtjes dhe qëndresës për Liri, dhe njëherazi të tregojmë me një akt moral se xhelatët dhe krimi nuk mbeten kurrë pa u ndëshkuar përgjatë historisë, nëse jo fizikisht të paktën moralisht. Prof. Sami Repishti, i cili pati kurajon të akuzonte torturuesin dhe xhelatin e tij që sot mban dekoratë nderi shkruan: “Të paktën, të mbijetuarit e kampeve naziste e patën kënaqësinë dhe sigurinë për të mos i parë kurrë më me sy xhelatët, një kënaqësi kjo që as unë, as shokët e mi, nuk kishim si ta shpresonim.”
Këtë padrejtësi të madhe të sistemit që ndërtuam, të përpiqemi më së paku ta ndreqim. Kjo shoqëri duhet të distancohet nga krimi dhe kriminelët e vjetër e të rinj, nëse modeli që duam të mbjellim e të rrisim në këtë vend është ai i paqes, respektit dhe dashurisë për njëri-tjetrin, i qëndresës dhe kërkimit të vazhdueshëm të së vërtetës dhe respektimit të dinjitetit e të qenies njerëzore.

letra.jpg

letra3.jpg

letra1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ristani: Raporti i BE për drogën konfirmon bashkëqeverisjen e Ramës me trafikantët
Ilir Meta flet për konfliktin në Nagorno-Karabakh: Rajoni pjesë integrale e Azerbajxhanit »
Article Logic
Execution time: 0.028053045272827
array(1) { ["section"]=> string(94) "mesila-doda-leter-ilir-metes-ose-flamur-noka-genjen-ose-spartak-braho-eshte-falsifikator-36963" }