Mesila Doda mesazh të tërthortë për afrimitetin e Berishës me Metën? Ja çfarë publikon deputetja e PDIU

Publikuar tek: politike, më 22:12 17-02-2016 Mesila Doda mesazh të tërthortë për afrimitetin e Berishës me Metën? Ja çfarë publikon deputetja e PDIU

Afrimiteti që kanë treguar kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kreu i PD-së Sali Berisha në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave.

Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda, sot pjesë e PDIU-së, ka vendosur të shpërndajë në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, lajmin që flet pikërisht për këtë ngjarje. “Berisha dhe Meta nostalgjikë për kohët e vjetra”, është titulli i vendosur nga një portal, ndërsa Doda e ka shpërndarë pa bërë asnjë koment për të.

Mbetet e paqartë se përse duhet që deputetja e PDIU, parti në aleancë me koalicionin e majtë, të shpërndajë një lajm që luan me flirtin politik mes Berishës dhe Metës. Vetëm në rast se ajo po tenton të jape një mesazh të tërthortë.

mesila.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbledhja sot paradite, çfarë u tha Rama të rinjve socialistë kur vendosi të heqë Joleza Kokën nga kreu i FRESSH
Përkujtohet 25 vjetori i grevës së urisë, Basha: Rinia shqiptare nuk do të zhgënjejë as sot »
Article Logic
Execution time: 0.020868062973022
array(1) { ["section"]=> string(108) "mesila-doda-mesazh-te-terthorte-per-afrimitetin-e-berishes-me-meten-ja-cfare-publikon-deputetja-e-pdiu-32859" }