Mesila Doda shpërthen ndaj kolegëve: Laca lagjesh, kjo është tradhëtia e fundit

Publikuar tek: politike, më 17:23 25-03-2016 Mesila Doda shpërthen  ndaj kolegëve: Laca lagjesh, kjo është tradhëtia e fundit

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj situatës së fundit të krijuar nga palët politike lidhur me reformën në drejtësi. Doda shprehet se politikanët e lartë po sillen si laca lagjesh, duke u shkëputur krejtësisht nga realiteti.

Sipas deputetes, reforma në drejtësi po pengohet pikërisht nga kjo kastë që kërkon të zëvendësojë të korruptuarit me disa të korruptuar të tjerë.  “Kasta nuk ka asnjë qëllim të vetëdorëzohet, thjesht nuk bien dakord në pazar dhe flasin gjoja në emër të parimeve. Reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të dalë urgjentisht nga duart e atyre që kërcënojnë dhe që sillen si laca lagjesh”, shkruan ndër të tjera Doda.

Postimi i Mesila Dodës:

Politikanë të lartë si laca lagjesh

Pak nga pak klasa politike po ja arrin të shkëputet krejtësisht nga realiteti dhe po e transferon nevojën për ndryshim real në betejë bajlozësh mes vedi. Eshtë dialog në distancë i përçudnuar e fals, ajo që po ndodh mes liderve të sotëm politik.

Reforma në drejtësi nuk mund të jetë peng i pazarit se cili emëron më shumë gjyqtarë, prokurorë e drejtues prej partive tuaja. Sistemi ynë po dështon nga kjo etja juaj dhe gara e marrë për pushtet, duke thyer çdo rregull demokratik në vend dhe duke harruar se pushteti raportohet me njerëzit, me popullin, jo thjesht në raport sherresh me kundërshtarin.

Ky vend zhytet përditë e më shumë në korrupsion, sepse secili prej jush i gjendet në krah ushtarëve respektive që kanë kapur për fyti drejtësinë dhe qytetarin pa përkrahje. Nëse reformë në drejtësi do të thotë prapë betejë bajlozësh dhe zevendësim i disa të korruptuarve me disa të tjerë, atëherë kjo është tradhëtia e fundit që po i bëni këtij vendi.

Kasta nuk ka asnjë qëllim të vetëdorëzohet, thjesht nuk bien dakord në pazar dhe flasin gjoja në emër të parimeve.

Reforma në drejtësi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të dalë urgjentisht nga duart e atyre që kërcënojnë dhe që sillen si laca lagjesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha flet në “TV”, Rama nga “FB”: Bëj ç’të duash, thuaj ç’të duash por nxito se duhet të votojmë
Blendi Klosi në SHBA, takohet me zyrtarët amerikanë »
Article Logic
Execution time: 0.0079150199890137
array(1) { ["section"]=> string(83) "mesila-doda-shperthen-ndaj-kolegeve-laca-lagjesh-kjo-eshte-tradhetia-e-fundit-36006" }